• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët pa kryetar, deputeti Xhaferaj: Berisha të tërhiqet, jo të largohet! Vangjeli: Bëri Rithemelim por la në ngrirje…!

by Java News
22/05/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Deputeti Ferdinand Xhaferaj insiston se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. Në analizën që bën pas zgjedhjeve të 14 majit, Xhaferaj i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, thotë se nuk duhet të mungojë si pjesë e procesit të zgjedhjeve, por demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.

Sipas tij, nëse Berisha garon për kreun e PD me kandidatë të tjerë, gara nuk do të jetë e barabartë pasi ka investuar për vite me radhë për të qenë lider pasi ka eksperiencën dhe një televizion mbrapa që e mbështet (Syri). Për Berishën, me ironi thotë se nuk reflektoi në këto 10 vite opozitë mbi gabimet që bëri në 2013 kur ashtu siç tha Rama, mori ‘1 milionë shuplaka’.

“Vjen një moment që e kërkon koha dhe nuk është dramë të bësh hap mbrapa. Është i domosdoshëm jo se më pëlqen apo jo mua, është evidenca e 14 majit dhe 6 marsit. Ka një farë mbështetje por nuk e pranoj dot atë që më thonë mua të votohet. Nuk ka pse të votohet Berisha për votëbesim. Kush mund ta konkurrojë Berishën brenda PD? Me një media që i shkon nga mbrapa. Nëse flasim për garë të drejtë e barabartë, nuk është këtu. Sot është e domosdoshme por nuk kapërcen dot mbi 500 mijë vota por si të ngrihet. Ai duhet të jetë pjesë e procesit. E duam fort, e kemi pasur lider por më fort duam PD dhe Shqipërinë”, tha Xhaferaj.

Në analizën e tij, analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita u rithemelua me Sali Berishën por mbeti pa lëvizur dhe nuk solli ofertë qeverisëse për shqiptarët.

“Është kaq e thjeshtë kjo histori të cilën e di se e di mirë Berisha dhe shkallë shkallë e dinë edhe njerëzit që janë afër tij. E kemi përmendur shumë herë që me Berishën, opozita u rithemelua por u varros ose u la në ngrirje shndërrimi i saj në ofertë qeverisëse për shqiptarët”, tha Vangjeli.

Teksa fliste për ‘Vendoret’, deputeti Ferdinand Xhaferaj thotë se ka pasur kufizim të lirisë. Xhaferaj u shpreh se harta e ngjyrosur mavi tregon se do shtohet rreziku i kufizimit të lirisë.

“Një hartë e gjyrosur mavi nënkupton përforcim të rrezikut që qeveria të ketë më shumë mundësi të rrëshqasë në kufizim të lirisë. Nëse ke presion deri në zgjedhje, nuk ke garancuar as minimumin e demokracisë.  Në këto zgjedhje, opozita nuk është ndeshur me PS por me PS+sistemin”, tha Xhaferaj.

Po ashtu komentoi fjalën e presidentit Bajram Begaj dhe raportin e OSBE-ODIHR-it për lirinë duke thënë se presioni mbi votuesit më 14 maj përkthehet në kufizim të lirisë.

“Kemi një president të mirëpozicionuar, të mirëvendosur që edhe në mesazhet që dha gjatë zgjedhjeve, të gjitha i shërben si vello mesazhi që përpiqet të bëjë maksimumin e asaj që i lejon korniza kushtetuese. Fjala e tij mund të shihet në 2 konteskte. E para i referohet të shkuarës që duke projektuar të shkuarën mund të planifikosh të ardhmen.  Kryetari i shtetit mendoj se fliste edhe për raportin e OSBE-ODIHR-it se kishte presion mbi votuesit ose që përkthehet në fjalë të tjera, në kufizim lirie”, tha Xhaferaj.

Sa i përket fushatës, shprehet se gjuha e përdorur nga Edi Rama është e papranueshme.

“Gjëja më e rrezikshme ka qenë gjuha e përdorur nga Rama në fushatë. Dëshiroj që të reflektojë se i veshur me stil post modern të flasësh në qytetet e Shqipërisë të flasësh me gjuhë mesjetare. Kjo hyn në kontradiktë me stilin e tij të veshjes. Është krejtësisht e papranueshme. E shohim Ramën të gjithëpushtetshëm”, tha Xhaferaj.

Ai shton se do të donte që Rama të shkonte në zgjedhje të parakohshme, por analisti Lorenc Vangjeli shprehet se momenti kur kreu i qeverisë mund ta bënte ishte viti 2019 kur opozita dogji mandatet.

“Momenti ka qenë në 2019 kur Rama por nuk e bëri se në interesin e tij pragmatist është thyerje se me këtë opozitë lodhet më shumë ajo se sa ai”, tha Vangjeli./m.j

Next Post
Ka mbaruar ndeshja, Doktor!

Mashtrimi i radhës nga Berisha, montoi slloganin partisë shqiptaro-fobe të vitit 2014: Në Slloveni Rama përdoret si gogol elektoral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO: Ne nuk kërkojmë përballje me Moskën, por jemi gati të mbrohemi nëse sulmohemi

REL: Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

July 1, 2026
Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

July 1, 2026
“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

July 1, 2026
Rama flet nga Gjermania për protestën në Tiranë: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Rama flet nga Gjermania për protestën në Tiranë: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

July 1, 2026
U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

July 1, 2026
Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

July 1, 2026
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

July 1, 2026
Tentoi të shmangë përplasjen, aksidentohet e më pas përmbyset automjeti në Lushnjë-Berat, 6 të lënduar

Tentoi të shmangë përplasjen, aksidentohet e më pas përmbyset automjeti në Lushnjë-Berat, 6 të lënduar

July 1, 2026
Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

July 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 2 korrik 2026

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In