• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

by E S
01/07/2026 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kërkoi rishikimin e kuadrit ligjor për veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, duke propozuar ndryshime në disa dispozita të Kreut 10 të Kodit Penal për të përcaktuar më qartë rastet me rrezikshmëri më të lartë për procesin zgjedhor dhe për të parashikuar masa më proporcionale dënimi.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve hetimore, përmirësimin e analizës së provave dixhitale, shtimin e burimeve njerëzore në prokurori, krijimin e një rrjeti të përhershëm koordinimi mes institucioneve dhe rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

“Kuadri ligjor për veprat që cenojnë zgjedhjet e lira. Disa nga dispozitat e Kreut X të Kodit Penal mund të rishikohen për të përcaktuar më qartë kur sjellja paraqet rrezikshmëri më të lartë për procesin zgjedhor, duke parashikuar si rrethana rënduese apo forma të cilësuara rastet kur veprat kryhen ndaj më shumë se një zgjedhësi e të tjera. Parashikimi i formave të cilësuara dhe rishikimi përkatës i masave të dënimit do të mundësonte një përgjigje penale më proporcionaleShumë kallëzime apo referime nuk vijnë me të dhëna të mjaftueshme. Kjo nuk do të thotë se kallëzuesi duhet të marrë rolin e Prokurorisë, por informacioni fillestar duhet të jetë sa më i qartë për Prokurorinë. Hetimi i krimit kërkon forcimin e kapaciteteve të hetimit për analizën e pajisjeve elektronike, rrjeteve sociale, materialeve audio dhe pamjeve filmike. Hetimi kërkon mbështetje më të mirë teknike dhe kapacitete të dedikuara për provat dixhitale.

Një sfidë tjetër lidhet me ngarkesën e përgjithshme të prokurorive dhe mungesën e burimeve njerëzore, pasi disa prokurori vijojnë të funksionojnë nën kapacitetin e tyre organik. Vlerësohet të merret në konsideratë mundësia e krijimit të një rrjeti kombëtar operacional për integritetin zgjedhor, si një mekanizëm i përhershëm koordinimi, ku Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia të shkëmbejnë informacione mbi rreziqet zgjedhore gjatë gjithë ciklit zgjedhor. Mbetet e nevojshme forcimi i kapaciteteve zbuluese, parandaluese dhe hetimore të Policisë së Shtetit për veprat penale që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor. Roli i Policisë është thelbësor në çdo aspekt”, tha Çela.

Next Post
U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com