Vizita e presidentit të Kosovës në Gorazhdec të Pejës, të mërkurën, nuk ka kaluar pa u folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Koha Ditore.
Shef i misionit diplomatik i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq, gjatë kësaj vizite e bëri publike informatën që ia kishte dhënë “miqësisht” presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, se çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të dalë gjatë muajit qershor në Kuvendin e Kosovës. (b.an)