• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi, Çela: Pengesë vonesa e përgjigjeve nga autoritetet e huaja policore dhe gjyqësore

by A R
03/07/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka prezantuar raportin vjetor për punën e prokurorisë për vitin 2022.

Gjatë fjalës së tij, prokurori Çela ka thënë se për vitin 2022 janë regjistruar 111 procese të verifikimit të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklarimit të subjekteve të këtij ligji.

Nga këto kërkesa, për verifikim të plotë të regjistruara në vitin 2022, prokurori Olsian Çela thotë se rezulton se për 76 kërkesa, ka përfunduar procesi i verifikimi të thelluar, ndërsa për 35 kërkesa, procesi i verifikimit ka vijuar për vitin 2023.

Prokurori shprehet se shkaku kryesor i mospërfundimit dhe vijimit edhe për vitin 2023 të të gjithë proceseve të verifikimit të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, vazhdon të jenë vonesa në kthimin e përgjigjeve, për informacionin e kërkuar, nga autoritetet e huaja policore dhe gjyqësore, si dhe mungesa e një regjistri të shtetasve shqiptar të dënuar jashtë vendit.

Olsian Çela: Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vendimit  të Kuvendit nr.17, datë 04.03.2016, dhe udhëzimit nr.18/2020 të Prokurorit të Përgjithshëm, përgjatë vitit 2022 ka vijuar punën intensivisht dhe ka trajtuar çdo kërkesë të përcjellë nga institucionet përgjegjëse për verifikim të thelluar të të dhënave të pasqyruara në formularët e vetëdeklarimit nga subjektet të këtij ligji.

i) Për vitin 2022 janë regjistruar 111 procese të verifikimit të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklarimit të subjekteve të këtij ligji, si vijon:

– 59 (pesëdhjetë e nëntë) nga Departamenti Administratës Publike;

– 3 (tre) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

– 24 (njëzet e katër) nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;

– 24 (njëzet e katër) nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi;

ii) Ndërkohë, niveli hiearkik i subjekteve sipas funksioneve publike që ushtrojnë, për të cilët është kërkuar verifikimi i thelluar sipas ligjit paraqitet si më poshtë:

– për 52 (pesëdhjetë e dy) subjekte, “Zyrtar i Lartë” ;

– për 19 (nëntëmbëdhjetë) subjekte, “Nivel Ekzekutiv”;

– për 21 (njëzet e një) subjekte, “Nivel Drejtues”;

– për 19 (tetëmbëdhjetë) subjekte, “Nivel i Mesëm Drejtues”.

iii) Nga këto kërkesa për verifikim të plotë të regjistruara më vitin 2022, rezulton se: për 76 kërkesa ka përfunduar procesi i verifikimi të thelluar, ndërsa për 35 kërkesa, procesi i verifikimit ka vijuar për vitin 2023.

Shkaku kryesor i mospërfundimit dhe vijimit edhe për vitin 2023 të të gjithë proceseve të verifikimit të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, vazhdon të jenë vonesa në kthimin e përgjigjeve, për informacionin e kërkuar, nga autoritetet e huaja policore dhe gjyqësore, si dhe mungesa e një regjistri të shtetasve shqiptar të dënuar jashtë vendit në zbatim të nenit 29 të ligjit nr.10193/2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar.

/a.r

Next Post
Shpërndanin kokainë në Himarë, dy të arrestuar me rreth 130 doza

Shpërndanin kokainë në Himarë, dy të arrestuar me rreth 130 doza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In