• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekoroi ballistët, veteranët letër Kuvendit: Shkarkoni Nishanin

by Java News
30/10/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrin të tjera përmasa polemikat rreth dekorimit në fshehtësi të 67 ballistëve nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në Divjakë të Lushnjes, të premten e kaluar.
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pas një mbledhje me dyer të mbyllura, ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin nga detyra të Presidentit Bujar Nishani, për njollosjen e vlerave të LANÇ, për nderimin e kolaboracionistëve dhe nazifashistëve. Me anë të një deklarate, Kryesia e Organizatës së Veteranëve, i kërkon Parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke e konsideruar dekorimin e 67 ballistëve një akt antikushtetues dhe antikombëtar.

Për Shqiptarja.com, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve, LANÇ, Odise Porodini, pohoi se kërkesa e Kryesisë i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, bashkëngjitur me argumentet përkatëse. Ndërkaq, deputetë të mazhorancës kanë dënuar aktin e Presidentit, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë nismë për shkarkim e tij.

Neni 90 i Kushtetutës, pika 2, parashikon që Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Por, propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

Për shkarkimin
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ deklaron se kreu i shtetit duhet të shkarkohet pasi shpalli martirë të demokracisë kolaboracionistët, që i kishin lyer duart me gjakun e grave lushnjare.

“Po le të ndalojmë pak në vendimin tuaj të fundit të z. Nishani për dekorimin e 67 ballistëve të çetave e batalioneve balliste të komanduara nga kriminelët: Tefik Cfiri, Isa Manastirliu e Hamit Matjani në fushëbetejën e Golemit të Lushnjës. Ata që u pushkatuan në atë fushëbetejë i kishin duart të lyera me gjakun e grave, nuseve dhe vajzave lushnjare që u kishin prerë gishtërinjtë e veshët për t’u rrëmbyer vathët, unazat dhe varëset. Është marrëzi, djallëzi e poshtërsi që të nxjerrësh vendim sot pas 73 viteve për t’i dekoruar si “martirë të demokracisë”, këta kolaboracionistë të nazistëve gjermanë!

Qoftë edhe vetëm për këtë vendim ju z. Nishani meritoni shkarkimin nga detyra e Presidentit. Nuk mund të jetë President i shqiptarëve ai që nuk ka dekoruar asnjë nga luftëtarët çlirimtarë që bënë atë luftë epope e cila çliroi vendin nga pushtuesit nazifashiste dhe garantoi lirinë e pavarësinë e popullit tonë, por shkon e dekoron ata që tradhtuan luftën, që u bashkuan me pushtuesit, u paguan prej tyre dhe luftuan kundër luftëtarëve të lirisë, dogjën, vranë e bënë një mijë e një krime në popull bashkë me pushtuesit?”, thuhet në deklaratë.

Akt kundër luftës
Kryesia e Veteranëve deklaron se kreu i shtetit është një ushtar Berishës dhe i forcave të ekstremit të djathtë, të cilët nuk lënë gur pa lëvizur kundër luftës. “Ju z. Nishani, me vendimin e fundit të turpshëm, tinëzar, antikushtetues dhe antikombëtar për dekorimin dhe shpalljen “martirë të demokracisë” të 67 ballistëve kolaboracionistë, të vënë në shërbim të forcave naziste gjermane dhe të aktivizuar në betejë kundër forcave partizane, tregon se mbetët deri në fund një shërbëtor besnik i ustait tuaj Sali Berisha dhe i forcave të ekstremit të djathtë që s’po lënë gur pa lëvizur për të dëmtuar e deformuar Luftën e shenjtë Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila shpëtoi vendin nga copëtimi pas Luftës së Dytë Botërore dhe garantoi lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Sigurisht një vendim i tillë djallëzor është vazhdë e një sërë vendimesh të tilla të turpshme e antikombëtare, siç ka qenë vendimi i qeverisë Berisha për të ngritur në Tiranë, në 70 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, monumentin e tradhtarit të parë të luftës çlirimtare, Ahmet Zogut.

“Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor…” thotë Himni i Flamurit. Dhe ishte pikërisht i vetëshpalluri mbret, ai që grabiti arin e Bankës së Shtetit dhe ia mbathi nga sytë këmbët që ditën e parë të pushtimit të vendit dhe shkoi e u struk në Egjipt?”, thuhet në deklaratë.

Për motivacionin
Veteranët kanë hedhur poshtë motivacionin e dekorimit të ballistëve nga kreu i shtetit. “Po mirë more Nishan “këta burra nacionalistë të pamposhtur” për një Shqipëri të lirë pse luftonin bashkë me nazifashistët kur digjnin e shkatërronin fshatrat që ishin baza të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare? Po “rezistenca e tyre e paepur deri në sakrifikim kundër cilës forcë luftarake ishte?!

Ti thua se ishte “kundër regjimit komunist e diktatorial”, por harron se në atë kohë nuk kishte regjim komunist e diktatorial sepse vendi ishte në regjimin e nazifashistëve të Hitlerit. Lajthitje të tilla z. Nishani nuk u bëjnë vetëm qesharak, por edhe naziskin e antishqiptar që kërkon të njollosësh LANÇ, të përçash e të krijosh çoroditje në popull. Presidenti i Republikës presupozon unitetin e popullit, kurse ju po e përçani popullin me vendime të tilla.

Ballistët dhe pinjollët e tyre duhet të ulin kokën para veteranëve të LANÇ e të kërkojnë falje për tradhtinë që bënë në atë luftë të shenjtë, të ulin kokën para invalidëve të LANÇ që i plagosën bashkë me pushtuesit dhe para familjeve të dëshmorëve që i vranë bashkë me nazifashistët, e jo të dekorohen si martirë! Ju bëni dekorime sikur ballistët luftuan për demokraci dhe partizanët dolën malit për diktaturë! Turp!”, vijon deklarata.
Bashkëpunimi me pushtuesin

Sipas veteranëve
Bashkëpunimi ballisto-zogistëve me pushtuesit nazifashistë është vërtetuar edhe nga shumë dokumente të vitit 1943 – 44 të emisarëve anglezë që konfirmojnë rolin antikombëtar dhe tradhtar të tyre gjatë viteve të LANÇ.

“Në dokumentet angleze thuhet se emisarët anglezë kanë punuar që Balli dhe Legaliteti të hidheshin në luftë kundër pushtuesve, por ata u bashkuan me ta dhe luftuan kundër partizanëve. Dhe për këtë tradhti ju z. Nishani i dekoroni dhe i shpallni si martirë.

Gjakësorët si Isa Toska, Hamit Matjani, Kadri Cakrani, Ali Këlcyra, Isuf Cfiri, Halil Alija, Gjon Marka Gjoni, Muharrem Bajraktari e co., që shitën vendin tek pushtuesit dhe u bashkuan me ta duke vrarë e masakruar patriotët e luftëtarët e lirisë, nuk mund të quhen nacionalistë atdhetarë, por thjesht tradhtarë dhe tradhtarët i ka dënuar dhe i dënon e gjithë bota demokratike. E dënueshme është dhe vrasja pa gjyq, por jemi në kushtet e fushëbetejës.

Të pushkatuarit nuk mund të shpallen “martirë të demokracisë”, por shumë viktima të luftës. U veprua me gjaknxehtësi kur u ekzekutuan ballistët dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ e dënoi këtë veprim. Po vrasjet e popullit të pafajshëm, të luftëtarëve e të internuarve në kampet e përqendrimit, si në Prishtinë., etj. si i quani ju z. Nishani?”, vijon deklarata.

Për luftën
Sipas veteranëve, kreu i shtetit, me këtë dekorim, është pozicionuar kundër luftës. “Me këtë dekorim si kreu i shtetit ju kini dalë kundër luftës së popullit shqiptar për çlirimin e vendit. Me këto veprime e dekorime që bëni ju nuk jeni më Presidenti i shqiptarëve, por i kolaboracionistëve, i kriminelëve të luftës.

Me sa duket në këta muaj që ju kanë mbetur si President po shpejtoni të plotësoni ato që ka lënë mangët ustai juaj, Sali Berisha kur ishte President. Një akt i tillë në mbështetje të nazifashizmit e të reaksionit shqiptar të vjetër dhe të sotëm nuk është gjë tjetër veçse një çmenduri.

Të dekorosh kriminelet do të thotë t’i kundërvihesh asaj lufte epope e legjendare që e renditi vendin tonë në krahun e Koalicionit Antifashist Botëror Anglo-Sovjeto-Amerikan”, thuhet në deklaratë.

Kërkesa
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ i kërkon Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin nga detyra të Presidentit Bujar Nishani, pas dekorimit të 67 ballistëve kolaboracionistë.

Akuza
“Me këtë dekorim si kreu i shtetit ju kini dalë kundër luftës së popullit shqiptar për çlirimin e vendit. Me këto veprime e dekorime që bëni ju nuk jeni më Presidenti i shqiptarëve, por i kolaboracionistëve, i kriminelëve të luftës”.

ma.me

Next Post
(FOTO) KANADA/ Aktorit Shkëlqim Daja i vritet i biri 15-vjeçar, Denisi

(FOTO) KANADA/ Aktorit Shkëlqim Daja i vritet i biri 15-vjeçar, Denisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In