• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e presidentit grek, PDIU: Çamëria do jetë aty deri sa bota të ekzistojë!

by A R
05/02/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PDIU ka reaguar pas deklaratave të presidentit grek Prokopis Pavlopulos në lidhje me çështjen çame.

Kryetarja Forumit të Gruas në PDIU Vjollca Braho shkruan se “është turp që presidenti i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian të përdorë ende në vitin 2018 gjuhën e dhunës dhe të kërcënimit”!

Sipas saj Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, me deklaratën që bëri dje tregoi se një pjesë e fqinjëve tanë nuk dëshiron ta lexojë të vërtetën historike, e aq më pak ta korrigjojë atë!

Reagimi:

Në mënyrë të trishtueshme, Z. Pavlopoulos, kërkoi që shqiptarët të jenë europianë duke gënjyer, duke harruar, duke mos kërkuar që të zbardhen krimet dhe genocidi ndaj popullsisë shqiptare çame që u dëbua mbi 70 vite më parë nga shtëpitë dhe tokat e tyre, që ua kishin lënë trashëgim gjyshërit e stërgjyshërit.

Po unë them jo! Pavarësisht këtyre kërcënimeve të ulëta, ne s’mund të heshtim dhe nuk do të heshtim! Sepse e shkuara jonë është një amanet, që është më e madhe se ne, është më e fortë se ne, është më e fortë se politika dhe është më e fortë se çdo marrëdhënie e çastit!

Ne jemi krenarë për origjinën tonë! Për të shkuarën tonë! Askush nga ne nuk është krenuar për askënd që mund të ketë patur bashkëpunim me nazistët, por askush nga ne nuk mund të heshtë për krimet dhe tragjeditë, dhe për fyerjen që vijon të mbetet në fuqi nga mendje të tilla, që e shohin europianizimin mbi baza të gënjeshtrës dhe nënshtrimit! Nuk arrij akoma të bësoj dot sesi një njeri, për më tepër President i Republikës, mund të quajë bashkëpunëtor të fashizmit me mijra gra dhe fëmijë që u torturuan dhe u masakruan pa asnjë mëshirë për faktin e vetëm sepse ishin çamë. Megjithatë, që zoti Pavlopoulos të jetë i qetë me ndërgjegjen e tij, meqë ka përmendur kujtimin e ditëve të Holokaustit, le të zbresë ca më poshtë në varrezat monumentale të Qafë Botës ku prehen 2771 shqiptarë të pafajshëm nga 68 fshatra të Çamërisë dhe të vendosë një tufë me lule në shenjë respekti.

Fqinjët tanë duhet të kuptojnë që nuk ka faje kolektive dhe as dënime kolektive! Ky është themeli i Kartës së Drejtave të Njeriut, por që fatkeqësisht mendjet e mykura mendojnë se zbatimi i saj është vetëm i njëanshëm! Në Shqipëri thuhet: I zoti është ai që fal! Ne ju kemi falur, por ama nuk mund të heshtim për të gjithë vuajtjet dhe dhimbjet që na keni shkaktuar sepse kemi me vete historinë dhe të drejtën. Historia kërkon që ne të flasim me zë të lartë, ndërsa ju të na kërkoni NDJESË, po me zë të lartë, sepse Çamëria është aty dhe do të vazhdojë të jetë edhe pas jush, deri sa bota të ekzistojë!.

Next Post
Ganni de Biasi është pranë rikthimit në Serie A, fati i tij në dorë të Milanit

Ganni de Biasi është pranë rikthimit në Serie A, fati i tij në dorë të Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com