• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e Feros për ish-bashkëshorten se nuk e lë të takojë të bijën, reagon avokatja e Arbenita Ismajlit: Kemi kundërshtuar kërkesën në gjykatë, modelja…

by S T
25/09/2024 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-reperi Fero, pas deklaratës që bëri së fundmi se ish-bashkëshortja e tij nuk e lejon ta takojë vajzën, jo më larg se dy ditë më parë u pa pranë të bijës.

Mirëpo, avokatja e Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, ka thënë se klientes së saj nuk i është marrë kujdestaria e vajzës.

Osmani thotë se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, por akoma nuk ka një vendim të prerë për konfliktin mes dy palëve

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, ka thënë Osmani në një prononcim për “Telegrafin”.

Ndër të tjera avokatja ka shtuar se kundërshtimin e kërkesës së ish-reperit e kanë dërguar në gjykatë dhe tani presin përgjigje.

“E kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë një tjetër reagim, ku shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet. Ai u shpreh se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.

“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”. Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën”.

Next Post
Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është “Mirupafshim Meta IA”?

Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është “Mirupafshim Meta IA”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In