• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deklarata tronditëse e gruas ruse ndaj ish-dhëndrit të Putinit: Po më fsheh vajzën në Moskë!

by
03/04/2022 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua e cila jeton në Londër, i ka habitur të gjithë me rrëfimin e saj teksa është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, ish-dhëndri i Vladimir Putin, ka marrë vajzën e tyre të porsalindur dhe po e fsheh në Moskë. Zhanna Volkova, një grua e famshme ruse e martuar me ‘miliarderin më të ri’ të Rusisë, Kirill Shamalov, thotë se ajo është penguar të takojë foshnjën, të lindur nga një surrogate në tetor.

Volkova pretendon se një bashkëpunëtor i bashkëshortit të saj, e ka paralajmëruar atë që të mos përpiqet të shohë fëmijën, raporton Daily Mail. Shamalov, martesa e të cilit me vajzën më të vogël të Putinit, Katerina Tikhonova përfundoi në vitin 2013, mendohet se mbetet i afërt me presidentin. Zonja Volkova dhe Shamalov u martuan në vitin 2018 dhe filluan të përpiqen për një fëmijë. Pas disa raundeve të dështuara të IVF, ata gjetën një nënë surrogate me bazë në Moskë. E teksa po afrohej dita që të vinte në jetë fëmija i tyre, marrëdhënia mes Shamalov dhe Vlkova-s. u prish. Si pasojë, kjo e fundit u nis për në Londër. Agjencia e Moskës e njoftoi më vonë atë se nuk kishin më kontakte me nënën zëvendësuese, e cila mbante fëmijën e saj.

“Unë kam qenë në Londër e prekur me Covid. Sapo munda fluturova për në Moskë”, është shprehur Volkova. Kjo e fundit shkoi në shtëpinë e madhe që kishin të përbashkët në periferi të qytetit dhe e priti për tre ditë. “Më në fund ai erdhi në shtëpi. Më tha se ka një të dashur të re, por nuk donte një divorc. Ai donte të më lëndonte”, tha 44-vjeçarja.

Sipas Volkova-s, avokatët e Shamalov i kanë kërkuar asaj që të hiqte dorë nga e drejta për të parë fëmijën e saj, por ajo ka refuzuar. Ajo ka shtuar se kishte frikë dhe ka marrë menjëherë fluturimin e parë nga Moska. “Dëgjova që ai e quajti Anna, edhe pse kishim rënë dakord për Elizabeth si Mbretëresha. Policia ruse nuk dëshiron ta dijë, prandaj po hap çështjen këtu në Londër”, ka treguar Volkova.

Gjithashtu ajo ka shtuar se ka mësuar se Shamalov është në një lidhje me stilisten e njohur, Anastasia Zadorina, vajza e një gjenerali të lartë të FSB-së. Javën e kaluar, Zadorina ishte në Dubai në festën e 40-vjetorit të Shamalovit.

Sipas “Daily Mail”, Volkova tani jeton në Londër me motrën e saj binjake dhe me djalin adoleshent, nga një martesë e mëparshme. Ajo po divorcohet nga Shamalov dhe ka një marrëveshje paramartesore me vlerë 45 milionë paund. “Unë jetoj me këtë foto të vogël të ekos. Dua që ajo të dijë se ka një nënë që nuk ka ikur prej saj. Unë thjesht dua të shoh fëmijën tim”, ka treguar gruaja.

/b.h

Next Post
U zhgënjye në dashuri, i riu shqiptar i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

U zhgënjye në dashuri, i riu shqiptar i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com