• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deklarata e Pacollit në Beograd po konsiderohet “si ulje topi e Prishtinës”

by Java News
01/02/2018 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli se “nuk është e domosdoshme që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës por duhet që Serbia mos ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare” në qarqet politike të Beogradit po merret si “ulje e topit në negociata me Serbinë”, përcjell gazeta online “blic” e Beogradit.Kjo gazetë citon Pacollin të ketë thënë se “Serbia është faktor i rëndësishëm në Ballkan dhe se Beogradi mund të ndikojë shumë në stabilitet me pranimin e faktit se Kosova është e pavarur”.

Sipas kësaj gazete, transmeton Koha.net, kjo deklaratë është, praktikisht, e para e një zyrtari të Prishtinës në të cilën nga Beogradi nuk kërkohet në mënyrë eksplicite njohja e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ka nxitur vëmendje në rajon.Lidhur me deklaratën Pacollit, në këtë portal serb kanë shfaqur mendimet e veta zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

Kështu, ministrja serbe për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq ka apostrofuar se problemi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës tejkalon rajonin:

“Kjo është çështje e marrëdhënieve brenda Bashkimit Europian sepse pesë vende s’e kanë njohur Kosovën, prandaj është e rëndësishme një lloj tjetër e marrëveshjes me Kosovën lidhur me integrimet europiane.

Ne përmes dialogut dhe marrëveshjeve të Brukselit kemi treguar se e ndihmojmë dhe i kontribuojmë politikës së përbashkët të jashtme e të sigurisë të BE-së që nuk do të thotë edhe detyrim për njohje të Kosovës, për ç’gjë Pacolli është i vetëdijshëm”.

Në Zyrën për Kosovën theksojnë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Natyrisht se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën. Dhe as që do ta njohë. E Bashkimi Europian duhet të na pranojë kështu si jemi”, është thënë në këtë zyrë.

Drejtorja e Qendrës për politikë të jashtme Aleksandra Joksimoviq, deklaratën e Pacollit e sheh si “ballafaqim me realitetin pas shumë vitesh”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Gjiknuri: Këtë vit nis zgjerimi i Portit të Durrësit, do kthehet destinacion kroçerash

Gjiknuri: Këtë vit nis zgjerimi i Portit të Durrësit, do kthehet destinacion kroçerash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

August 31, 2026
FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha merr vizën amerikane, zbulohet dhe delegacioni që do ta shoqërojë gjatë vizitës në SHBA

August 31, 2026
VIDEO/ Skandal në futbollin brazilian, sulmuesi vihet në hetim për trafik droge dhe armësh!

VIDEO/ Skandal në futbollin brazilian, sulmuesi vihet në hetim për trafik droge dhe armësh!

August 31, 2026
Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!

Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!

August 31, 2026
BE riorganizon diplomacinë, zbulohet plani franko-gjerman! Zbulohet roli i ri i Kaja Kallas dhe misioni i Von der Leyen

BE riorganizon diplomacinë, zbulohet plani franko-gjerman! Zbulohet roli i ri i Kaja Kallas dhe misioni i Von der Leyen

August 31, 2026
E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

Tronditet Argjentina, Messi tërhiqet pas dy dekadash nga “albiceleste”, strategji apo…?!

August 31, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

“Koha, gjykatësi më i drejtë e i paanshëm”- Veliaj e shkarkoi, reagon Ristani: Largohem me krenari pas një dekade shërbim! Mbetem “xhomllikse”

August 31, 2026
Një çerek shekulli pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, rriten me 1700% rastet e kancerit në zonën e tragjedisë “Ground Zero”, rreth 10 mijë viktima

Një çerek shekulli pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, rriten me 1700% rastet e kancerit në zonën e tragjedisë “Ground Zero”, rreth 10 mijë viktima

August 31, 2026
E KRYER/ Pak orë para mbylljes së merkatos, Barcola vishet “The Reds”, lë PSG dhe firmos me Liverpool

E KRYER/ Pak orë para mbylljes së merkatos, Barcola vishet “The Reds”, lë PSG dhe firmos me Liverpool

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com