• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

by A. Q
31/08/2026 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot (31 gusht) kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”.

Sipas ARRSH-së, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për këtë arsye, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Gjatë orëve të punimeve, qarkullimi do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemave të përcaktuara nga ARRSH.

Drejtimi Tiranë–Durrës: Mjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet përmes rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

Mjetet e rënda: Kamionët dhe mjetet e tjera të rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar lëvizjen nëpërmjet rrugës dytësore.

Drejtimi Durrës–Tiranë: Mjetet do të devijohen përmes mbikalimit Kashar–Thumanë dhe do të vijojnë në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehen në autostradë.

Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën: Këto mjete do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar më pas në drejtimin përkatës.

Njoftimi i ARRSH:

“Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në intervalin kohor 23:00–05:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi i mjeteve do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemës së mëposhtme:

  • Drejtimi Tiranë–Durrës

Mjetet do të devijohen nëpërmjet rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

  • Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët

Për shkak të karakteristikave të qarkullimit dhe punimeve që do të kryhen, mjetet e rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar nëpërmjet rrugës dytësore.

  • Drejtimi Durrës–Tiranë

Mjetet do të devijohen nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, nga ku do të rikthehen në autostradë.

  • Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën

Këto mjete do të sinjalizohen dhe orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimin përkatës.

Gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjes do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të lutur të ndjekin me përpikëri sinjalizimin dhe udhëzimet e personelit të angazhuar për menaxhimin e trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve”.

Next Post
FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!

August 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?!

August 31, 2026
Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

August 31, 2026
10 futbollistët e vitit 2022/ Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo mbetet jashtë renditjes

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

August 31, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com