• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deklarata e Macron për Kosovën, Hoxhaj: Kurti dhe Osmani nuk merren seriozisht nga liderët europianë

by A M
17/10/2023 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka folur sot për Klan News sa i takon deklaratave të Emmanuel Macron sot në Tiranë. Ai u shpreh se ‘kërcënimi’ i kreut të Francës për pezullimin e vizave për Kosovën ka mjaft peshë, por theksoi se kjo gjë nuk do ndikojë te vendimarrja e shteteve të tjera të BE-së.

“Padyshim ishte kërcënim dhe nuk ishte i pamenduar, apo pa peshë sepse vjen nga një shtet anëtar i BE-së shumë i rëndësishëm e për më tepër që Franca e ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitit 2018 dhe nëse një kërcënim i tillë përsëritet, unë mendoj se duhet ta marrim seriozisht. Debati është nëse Franca e ndryshon qëndrimin e BE-së, unë mendoj se jo. Kërcënimi mbi të gjitha tregon se liderët e Kosovës, zonja Osmani dhe zoti Kurti, nuk merren seriozisht nga liderët europianë. Nëse je në proces negociatash me Serbinë, nëse je dikush që takohesh në Spanjë para dy, tre javësh me Macron dhe thuhet me lehtësi një kërcënim i tillë në mes të Ballkanit, tregon që të tjerët nuk kanë respekt, nuk të trajtojnë si të barabartë, por si diçka të dorës së dytë.”

Më tej, Hoxhaj tha se Bashkimi Europian duhet të kishte vendosur sanksione ndaj Serbisë prej kohësh, që kur ndodhi sulmi në Banjskë pasi kjo ngjarje sipas tij ka pasur fakte të mjaftueshme.

“Nuk besoj që do të ketë një efekt direkt, nuk besoj që do jetë një politikë që BE do e rishikojë, ka qenë një proces teknik, ne i kemi plotësuar kriteret që prej vitit 2018 dhe do të ishte shumë e padrejtë ajo që tha Macron në raport me mundësinë  e pezullimit të liberalizimit për Kosovën.

Nuk mendoj se Vuçiç i ka bërë detyrat e për më tepër më 24 Shtator ndodhi një sulm nga Serbia për të aneksuar veriun e Kosovës dhe unë habitem që institucionet e BE-së deri më tani nuk kanë treguar vullnet për ta ndëshkuar Serbinë. Është koha  e fundit që BE të tregohet kredibil dhe i besueshëm nëse do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi. Nëse bëhen premtime të shumta, ka dhe një mënyrë të tillë reagimi siç ishte kjo sot. Nëse BE do të jetë një ndërmjetës serioz, duhet të iniciojë sanksione në raport me Serbinë, dy ditë pas agresionit në Kosovë, këtu s’ka nevojë për hetime, mund të hartohet një raport, por ka pasur fakte të mjaftueshme.

Unë mendoj që kjo është politika e blerjes së kohës nga ana e BE. Këta që ulen në krye të tavolinës do të ishte mirë të nisnin procedurat për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Nëse më 14 Shtator ka ndodhur takimi në Bruksel, ku Serbia është paraqitur si palë serioze, por më pas është përpjekur për sulm, e sot BE hesht, kjo është çështje serioze që ka të bëjë me paqen rajonale. Nuk mund të kalohet kjo ngjarje sikur s’ka ndodhur asgjë.”

 

/a.d

Next Post
Presidenca Franceze nuk flet për vizitën zyrtare në Shqipëri

Presidenca Franceze nuk flet për vizitën zyrtare në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In