• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dëgjova një zë nga qielli Edi, Edi, Edi…”/ Rama: Duhet të ketë sistem vizash që njerëzit të aplikojnë rregullisht

by Java News
24/03/2023 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Londër dha një intervistë në studion e “Sky News Breakfast”, ndërsa u ndal në disa çështje, mes të cilave dhe emigrantët shqiptarë, që janë shigjetuar nga Sekretarja e Punëve të Brendshme Suella Braverman.

Shefi i qeverisë tha se marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë janë të thella, dhe për këtë kërkoi që komuniteti shqiptar që jeton në Britani të respektohet për vlerat që ka.

” Dëgjoni, sërish mendoj se e kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris herë pas here, sepse nuk do të ishte e drejtë në raport me tablonë shumë më të gjerë e marrëdhëniet shumë më të thella midis Shqipërisë dhe Britanisë dhe, po ashtu, nuk do të ishte e drejtë të këmbëngulnim te kjo, ndërkohë që ka sinjale shumë domethënëse pendese dhe një ndjenjë sikleti, që mjaftojnë në këtë pikë. Shpresoj fort se kjo nuk do të përsëritet më  dhe që komuniteti shqiptar këtu do të nderohet vërtet për atë që është, sepse një gjë është vënia në qendër të vëmendjes e varkave, e kriminelëve dhe e gjithçkaje shqetësuese, por nga ana tjetër nuk duhet harruar kurrë se shqiptarët ia kanë dalë shkëlqyeshëm dhe kontribuojnë që Britania të jetë një vend më i mirë. Dje, dola nga hoteli bashkë me njerëzit që kujdesen për sigurinë time dhe dëgjoj një zë nga qiell: “Edi, Edi, Edi!”.

Ngrita kokën lart, aty ishte një kantier ndërtimi dhe lart ishin tre persona të veshur si punonjës ndërtimi dhe që të tre ishin shqiptarë. Shqiptarët këtu punojnë për firmat e ndërtimit, shqiptarët këtu kujdesen për të moshuarit tuaj, shqiptarët këtu gatuajnë duke përmirësuar kuzhinën britanike, më duhet ta them dhe madje këndojnë për ju. Mos të flasim këtu për akademikët, për studentët. Ka qenë kaq e padrejtë ndaj tyre të viheshin nën një trysni të tillë, ndërkohë që ata janë një bazë kaq e fortë për të ndërtuar diçka shumë të rëndësishme”, tha Rama.

Ai u pyet edhe për fluksin e shqiptarëve që vitin e shkuar mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për arsyet se pse kërkojnë azil atje dhe për  gjitha këto Rama u ndal gjatë dhe bëri këtë shpjegim shterues:

“Është një prirje në të gjitha vendet që kanë dalë nga koha e errët e komunizmit dhe që po përpiqen të arrijnë atë çfarë ka qenë pika jonë e horizontit, duke parë nga vendet e zhvilluara. Nuk mund t’i ndalosh të rinjtë të ëndërrojnë dhe të shpresojnë, sepse, po, Shqipëria është një rast, por ka edhe raste të tjera si, për shembull, Kroacia. Sot, Kroacia është plotësisht e integruar në Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparim shumë të madh dhe, prapë, ka kaq shumë kroatë, profesionistë, të rinj, që shkojnë drejt Irlandës apo që lëvizin drejt Gjermanisë, sepse duan të marrin një gjë më shumë dhe e duan tani.

Kështu, kjo është diçka që lidhet edhe me faktin që, të gjithë e dinë dhe këta të rinj që vijnë nga Shqipëria e dinë se në Britani ka shumë nevojë për punonjës ndërtimi, ka shumë nevojë për drejtues taksish, për drejtues kamioni, për infermierë, ndaj ka lidhje edhe me këtë. Nuk jam këtu të vë në diskutim sovranitetin dhe mandatin e qeverisë britanike për të pasur një politikë për kufijtë dhe për të zgjedhur të jetë e mbyllur ndaj flukseve që mësyjnë drejt Britanisë për një vend pune, por gjithçka ka lidhje pikërisht me këtë. Ka lidhje me motivet ekonomike, me ardhjen, gjetjen e një pune dhe ndërtimin e një të ardhmeje në një vend që ka qenë gjithnjë “qyteti i praruar mbi kodër”. Ata kërkojnë azil, sepse nuk ka rrugë tjetër. Ata nuk janë pjesë e tregut të lirë të punës, që, për shembull, nuk është rasti i kroatëve, nuk është rasti i rumunëve, i bullgarëve e kështu me radhë. Nga ana tjetër, për  shkak të Brexit-it, ju e dini, kanë ndodhur disa probleme, ju keni humbur shumë krah pune nga këto vende, kështu që e gjitha ka të bëjë me ëndrrat dhe shpresat për të marrë atë që imagjinojnë se është më e mira për jetën e tyre tani, pa pritur shumë vite që kjo të realizohet në Shqipëri”, tha Rama.

Për kryeministrin Edi Rama gjuha që etiketon dhe e lidh krimin me etninë është e papranueshme, pasi për të rrjetet kriminale nuk janë shqiptare, por ndërkombëtare. Sakaq, Rama hedh si ide  lehtësimin e marrjes së vizave, një qasja kjo e cila do ta ndalonte kalimin e La Manshit.

“E dyta, ne duhet të godasim rrjetet që janë ndërkombëtare, nuk janë rrjete shqiptare, por ndërkombëtare. Prandaj është shumë e rëndësishme të ndajmë luftën kundër krimit nga grupet etnike, që nuk mund të etiketohen si grupe që ushqejnë botën e krimit. Nga ana tjetër, duhet të ketë një sistem vizash që u jep njerëzve mundësi të aplikojnë rregullisht dhe të përpunohen pa kaluar Kanalin, që të vijnë këtu të punojnë, të vijnë e të ofrojnë aftësitë e tyre. Ky është një kombinim faktorësh, që po merr formë dalëngadalë dhe jam i sigurt se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk jam i sigurt se të mbyllësh kufijtë dhe të mos i lësh njerëzit të vijnë është më e mira për ekonominë britanike. Megjithatë, nuk më takon mua ta vendos këtë, u takon britanikëve”, tha ai./m.j
Next Post
“Olta po aktron që nga dita e parë”, Vis Pupa: E mban veten për nivel tjetër!

"Olta po aktron që nga dita e parë", Vis Pupa: E mban veten për nivel tjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

April 16, 2026
Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe Nishanet e Shtetit

Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe Nishanet e Shtetit

April 16, 2026
Denar Biba rizgjidhet me 73 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës/ Kuvendi miraton pr.ligjet e rendit të ditës

Denar Biba rizgjidhet me 73 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës/ Kuvendi miraton pr.ligjet e rendit të ditës

April 16, 2026
Sejko takim me shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë: Politika monetare e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve

Sejko takim me shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë: Politika monetare e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve

April 16, 2026

SPAK dhe GJKKO po sfidojnë Gjykatën e Strasburgut për 21 Janarin

April 16, 2026
Takimi me Melonin në Palazzo Chigi, Rama publikon fotot nga vizita në Itali

Takimi me Melonin në Palazzo Chigi, Rama publikon fotot nga vizita në Itali

April 16, 2026
Dash Sula flet për zjarrin që “përpiu” pallatin në Tiranë: Kambanë alarmi për ne. Do kontrollohet çdo ndërtim

Dash Sula flet për zjarrin që “përpiu” pallatin në Tiranë: Kambanë alarmi për ne. Do kontrollohet çdo ndërtim

April 16, 2026
Metamorfoza e Beratit: “Tradhëti” apo “plenium”, përtej qyfyreve të tifozëve

Metamorfoza e Beratit: “Tradhëti” apo “plenium”, përtej qyfyreve të tifozëve

April 16, 2026
Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane

April 16, 2026
Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In