• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degjenerimi i Shtetit të Shukrive

by Fatmir Merkoçi
13/05/2016 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Fatmir Merkoçi

Koha po tregon se ndodhemi në një situatë tej e të rëndë. Kjo jo se u shfaq imoraliteti i një biçim Shukriu, por se vetë Shteti ka degjeneruar dhe udhëhiqet jo rrallë nga morali i tipit Shukriut. Dhe, nuk do kishte një vëmendje të tillë, nëse nuk do shfaqesh fenomeni i imoralitetit me zë e figurë. Rasti i Shukriut nuk është i pari, s’do jetë as i fundit. Kjo për faktin se politika jonë nuk udhëhiqet nga morali. Nuk njeh vlera e kontributet e individëve, por njeh vetëm servilizmin, korrupsionin, makutërinë, injorantin e çdo gjë tjetër. Nëse do shohim: Kemi një kuvend ku kuvendarët shahen me fjalorin më të ndyrë, akuzojnë njëri tjetrin jo vetëm për afera, jo vetëm për vjedhje e rropatje të këtij populli, por shpesh për imoralitet.

Gjithkush i njeh politikanët. Gjithkush habitet se si katapultohen në poste të ndryshe, deri dhe në sallën e kuvendit. Janë po këta kuvendarë që shfaqen e flasin më pas për moral. Por askush nuk tregon se cila është vlera, kontributi i tyre që marrin mandatin e kuvendarit/es për të qenë përfaqësues i popullit. Që më pas sjell degradimin jo vetëm të vetes, por dhe vetë popullit që e përfaqëson.

Nëpër tryeza kafeje apo dhe familjare të gjithë po flasin tani për fenomenin Shukriu. Të gjithë kanë bindjen se për të filluar punë në aparatin shtetëror, duhet me doemos të paraqitesh tek Shukritë. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me moralin seksual. Mos vallë ato Shukrit që vjedhin bukën e fëmijëve të varfër nuk janë Shukrira ? Po ata që i detyrojnë të futen në borxhe, të shesin gjithçka, nuk janë Shukrira vallë? Po ato raste që i çojnë me duart e tyre gratë për një post, çfarë janë ? Po ato që vijë nga rruga pa asnjë lloj kontributi, por vetëm nga rekomandimet  e Shukrive, vallë çfarë janë ? Nëse do t’i rreshtoja të gjitha, nuk do shkruaja. Por me pak fjalë do rithem se:- Shteti ka degjeneruar.  Kjo lloj situate nuk është e krijuar vetëm sot. Rastet e Shukrive janë denoncuar dhe më parë, por fatkeqësisht, ky fenomen ka vazhduar rritjen e tij. Aq sa sot u bë në formën e modës.

Tashmë kemi një moral tjetër në skenë. Të pa moralshmit po tregohen më të moralshëm se sa vetë virgjëresha. Kjo ndoshta është dhe më e rëndë se sa vetë Shukriu.  Tashmë kristalizohet hapur, si drita e diellit. Për të qenë pjesë e këtij sistemi duhet të paraqitesh tek shukritë.

Por më e dhimbshmja është tjetra. Këta Shukrit me mandate, do na bëjnë dhe Reformën në Drejtësi. A mundet që këta ta bëjnë një gjë të tillë? Nëse Shukriun e bënë kokë turku, çfarë do ti bëjnë vetes së tyre ? Do bëjnë ligje për të dënuar Shukritë që janë vetvetja ? Kjo është një nga arsyet pse sot ka humbur besimi tek populli. Prandaj është e pa mundur që të fitohet drejtësia pa u paraqitur tek Shukritë.  Reforma është në vetvete Shukri. E them këtë se kjo Reformë është nisur si një Reformë e pa ligjshme.  Një gjë e pa ligjshme detyrimisht do jetë e dështuar.

Gjithkush mundet të bëjë tashmë një pyetje të thjeshtë. Kush do i drejtojë këto institucione të “reformua” pas kësaj reforme: Shukritë ? E pra kjo është dhe Thembra e Akilit. Vetë reforma nuk i bën të mundur që ajo të mbetet në duart e Shukrive. Pra do reformohen Shukritë! Do kalojnë nga një kolltuk në kolltukun tjetër. Do heqin disa gjyqtarë e prokurorë () dhe do vendosin ca Shukri të tjerë. Ky është paradoksi më i madh që po ndodh tashmë. Në një vend tjetër, ky fenomen do ngrinte një popull në protestë. Por tek ne ka vdekur ndërgjegjja, pasi tashmë njerëzit janë ushqyer me fenomenin Shukriu. Pra ky shtet ka  degraduar. Ose më saktë ky shtet ka rënë. Në këto kushte nuk duhet reformë, por duhet një ndryshim. Një ndryshim që fillimisht duhet të jetë në mentalitet, Po vazhduam me këtë lloj forme, nuk do kemi as reformë e as ndryshim . Do kemi thjeshtë një forcim të shtetit totalitarë. Do vazhdoj grabitja e vendit, por me një formë të re, atë të konçesioneve, ku Shukritë mbushin xhepat e trashen përditë.  Koha është për ndryshim rrënjësorë, kurse po të merremi vetëm me lustrime e me dokrra fjalësh, asgjë nuk do të bëhet. Vendi jo larg, në këto kushte, do kalojë në një kolaps ekonomik, ku shqiptarët nuk do jenë më në gjendje të reagojnë për asgjë, pasi kanë humbur gjithçka.

Politikanët e shtetarët e kanë të siguruar jo vetëm jetën, por dhe brezat e pasëm të tyre. Kush do i ndëshkoi vallë ata? Prokuroria e cila në vetvete është një Shukri, apo do presim që të na i dënojnë ndërkombëtarët? Në të dyja rastet, vetëm populli është i humbur. Kurse nëse nuk ngrihet, për interesat e tija dhe nëse vazhdon të heshtë e të nënshtrohet karshi Shukrive, çdo gjë është pa shpresë. Atëhere mbetet e vetmja shpresë, ajo e emigrimit jashtë trojeve tona, duke e lënë vendin për një kinse jetë më të mirë, pasi në vendin e tyre do ndihen thjesht skllevër të moderuar. Duket se ka ardhur koha e një revolte popullore, pa drejtimin e partive politike të cilat janë thjeshtë Shukrira, që vetëm përfitojnë e nuk bëjnë asgjë për këtë popull e këtë vend.

Next Post

Chelsea nuk e dëshiron, Falcao rikthehet te Monaco

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In