• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Shtyrja e fashës 800 kwh, Balluku-opozitës: Po sulmoni ERE se ‘s’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit’

by Java News
03/10/2022 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancën e sotme plenare ka dalë në mbrojtje të ERE-s për sa i përket shtyrjes të vendosjes së fashës 800 KW.

Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Elidon Bushati i cili i akuzoi se e kthyen vendimin nga frika, Balluku tha se ndikuan një sërë arsyesh, që nga situata hidrike e deri te ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer.

Për sa i përket akuzave të opozitës ndaj ERE-s, ministrja tha se e ka bërë punën siç duhet.

Debati: 

Bushati: Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut?

Një gënjeshtër e stërholluar. Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon  në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta.E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie

Balluku: Për sa i përket rrugëve nuk ka ndonjë dyshim, asnjëri prej jush nuk dyshon se sa km rrugë janë bërë në këto vite. Për sa i përket korridorit blu, ne kemi provuar gjatë 2020, dhe ka qenë e pamundur për shkak të mosfinancimeve të bankave për një projekt aq të madh. Ne e kemi ndarë garën në 4 lote. Na është dashur që këto veprat ë bëhen në khw të vështira. Është në interesin e qeverisë që të përmbyllë të gjitha projektet e nisura, pavarësisht problemeve financiare që kemi nisur.

Për sa i përket energjisë e kuptoj që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kW. Ne nuk i marrim vendimet duke pasur parasysh nëse mërziteni  ju apo jo. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit. Qytetarët janë gjithashtu më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për të kursyer. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj. Ju që i hidheni ERE-së se s’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit, nuk është mirë. Ata janë burra dhe gra të nderuara dhe keni një javë që po i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet./m.j

Next Post
Edhe Berisha paralajmëron koalicion për ‘lokalet’ me të djathtën, ‘harron’ Metën/ Kush janë partitë që do t’i bashkohen

Edhe Berisha paralajmëron koalicion për 'lokalet' me të djathtën, 'harron' Metën/ Kush janë partitë që do t’i bashkohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In