• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati mes Baçit dhe administratorit të inceneratorit të Fierit: Ju mbaj mend nga firmat piramidale

by A R
18/11/2022 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi thotë se inceneratori i Fierit do të fillojë të punojë brenda vitit.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Arapi thotë se ndezja e kaldajës në incenerator do të bëhet nëse mundësohet financimi i menjëheshëm.

Blendi Fevziu: Kur do të punojë inceneratori?

Faraudin Arapi: Me grafikët e punimeve që kemi ne, datat do të bëhet me vazhdimin e këstit të mbetur për vazhdimin e kontratës, nëse financimi do të bëhet menjëherë, ne do ta mbyllim brenda vitit ndezjen e kaldajës.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka pasur një “përplasje” me administratorin shtetëror të Fierit, Faraudin Arapin.

Baçi ka dhënë argumentet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit, por këto nuk janë mirëpritur nga administratori shtetëror i inceneratorit, i cili i ka thënë Baçit se po gënjen.

Luan Baçi ka deklaruar se inceneratori i Fierit nuk vihet në punë se inxhinerët që punojnë aty thonë se teknologjia është shumë e vjetëruar. Kjo deklaratë, sipas Arapit nuk është e vërtetë, i cili ka ftuar gazetarin Fevziu që të shikojë nga afër teknologjinë në inceneratorin e Fierit.

Luan Baçi: Më vjen vërtetë habi se si Arapi merr në mbrojtje gjithë historinë e inceneratorit të Fierit nga fillimi e deri në fund. Arapi, është një administrator i vendosur nga organet gjyqësore për periudhën kur është bërë bllokimi i inceneratorit dhe shpallur në kërkim pronarët e inceneratorit. Mendoj se Arapi duhet të fillojë të japë shpjegime. Unë nuk besoj se ka qenë në dijeni se si është zhvilluar veprimtaria e inceneratorit. Arapi nuk e di se kur kanë filluar negociatat e para, Subashi ka miratuar në një mbledhje shumë të shpejtë, jo në Fatos siç tha Arapi, por vendimi i parë i Këshillit Bashkiak, madje është bërë vendim që të ndërtohej në Njësinë Vendore Portëz. Pas protestave të banorëve pasi donin të ju merrnin tokat, u detyruan të mblidhnin Këshillin Bashkiak në formën jo ligjore dhe të bënin një tjetër vendim për në Brostarë, aty janë përballur përsëri me protestat e qytetarëve dhe të banorëve të zonës. Dhe një vendim tjetër të Këshillit Bashkiak e kanë çuar në Kallm, në veri të Fierit. Aty kanë shpronësuar toka të banorëve dhe për interesa të firmave ngulën këmbë për ta ndërtuar aty. Për afatet e ndërtimit ka qenë afati i parë dhe ju keni një dalje të Subashit dhe të Kryeministrit që kanë qenë për në Shtator të vitit 2019, kanë bërë një shtyrje të afatit për në Shtator të 2021, pastaj për në Prill të 2022-shit.

Faraudin Arapi: Mos gënjeni! Ti nëse do të bësh politikë, bëj, unë nuk bëj.

Luan Baçi: Nuk po gënjej fare unë. Unë ju mbaj mend nga firmat piramidale, i keni menaxhuar shkëlqyer në 97-ën dhe më vjen vërtet keq sepse unë prisja një mendim profesional nga ana juaj. Unë po them fakte dhe argumente dhe ju jeni krejtësisht gabim dhe po vazhdoni të mashtroni. Inceneratori i Fierit nuk vihet në punë se inxhinerët që punojnë aty thonë se teknologjia është shumë e vjetëruar.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë kjo?

Faraudin Arapi: Të bëj ftesë publike, ju personalisht. Hajde shikojeni dhe thoni, shikojeni teknologjinë bashkëkohore.

Luan Baçi: E kanë lyer me bojë, por nuk vihet në punë.

Kujtojmë se Faraudin Arapi ka qenë kryetar i Këshillit Mbikqyrës të firmave piramidale.

/a.r

Next Post
Tragjedi në Rripin e Gazës, 21 viktima nga zjarri në kampin e refugjatëve

Tragjedi në Rripin e Gazës, 21 viktima nga zjarri në kampin e refugjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

November 3, 2026
Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

November 3, 2026
“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

November 3, 2026
Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In