• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat për Ukrainën në makinë / Oficeri rus vret me katër plumba taksistin, banorët: Nuk është hera e parë që ndodh

by A R
22/08/2022 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shumtë janë rusët të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, por ka edhe prej tyre që për shkak të agresionit kanë humbur jetën edhe brenda territorit rus.

Mediat britanike raportojnë se një oficer rus vrau një shofer taksie, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me luftën, ndërsa ngrenë pyetjen nëse raste të tilla nënkuptojnë se Rusia është në prag të anarkisë.

Në debat e sipër, ushtaraku është nxehur shumë nga pikëpamjet pro ukrainase të shoferit 51-vjeçar, ka nxjerrë armën tip Makarov, duke qëlluar katër herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht në qytetin rus të Rostov-on-Don, i cili ndodhet vetëm 200 kilometra larg nga Mariupoli.

Rostov-on-Don është një stacion për trupat ruse në rrugën e tyre për të luftuar në Ukrainë dhe shpesh është plot me trupa.

“Në qendër të qytetit një kapiten 33-vjeçar i Forcave të Armatosura nga Moska, vrau një burrë për shkak të një mosmarrëveshjeje për luftën në Ukrainë. 4 të shtëna nga një pistoletë Makarov i morën jetën dikujt vetëm se ishte kundër pushtimit të Ukrainës. Jam në shok. Shoferi ishte një djalë i urtë dhe i matur.

Dhe të mendosh që ushtarë si oficeri që i mori jetën, ende lirshëm në qytet. Rezulton se ato mund të më marrin jetën edhe mua nëse shohin që kam qëndrime kundër luftës apo mbaj simbole që mbështesin Ukrainën.

Dhe të mendosh që kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh”, shkroi në një postim në Twitter një nga banoret e qytetit ku ndodhi ngjarja.

/a.r

Next Post
Pique prish paktin e heshtur, mbrëmje pasioni me të dashurën e re. “Tërbohet” Shakira…

Pique prish paktin e heshtur, mbrëmje pasioni me të dashurën e re. "Tërbohet" Shakira...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com