• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dasmë 500 mijë euro dhe para të fituara me korrupsion? Reagimi, djali i Jozefina Topallit tregon ‘faturat’ e ceremonisë dhe kush i pagoi

by Os De
17/09/2025 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aludimeve në rrjet për çmimin e dasmës së tij 500 mijë euro apo deklaratës nga ish-partnerja se ‘mund të jenë para ndoshta të vjedhura në fonde publike’, ka reaguar djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli. 

Ai shprehet se dasma ka pasur një kosto normale, ndërsa shton se është financuar prej tij, bashkëshortes Cindy Marina dhe prindërve të saj, të cilët jetojnë prej shumë vitesh në SHBA dhe kanë disa biznese. 

“Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. 

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.”, shprehet ai në një reagim në rrjetet sociale. 

“Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj. 

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar”, shton Genar Topalli. 

Reagimi i plotë: 

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur, 

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina. 

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. 

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. 

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj. 

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar. 

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. 

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë. 

Me respekt, 

Genar Topalli 

Next Post
Shqipëria me më shumë se dy gjini? Leonard Olli: Koncepti asnjanës është i tepërt! 

Shqipëria me më shumë se dy gjini? Leonard Olli: Koncepti asnjanës është i tepërt! 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In