• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria me më shumë se dy gjini? Leonard Olli: Koncepti asnjanës është i tepërt! 

by Os De
17/09/2025 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Leonard Olli ka folur mbi projektligjin “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, duke theksuar se gjuhësia, tradita dhe natyra janë elementët kyç në mënyrën si shoqëria e ka trajtuar temën e gjinisë ndër shekuj. 

Sipas Ollit, çdo diskutim mbi gjininë dhe identitetin duhet të nisë nga fjala, nga gjuha si themeli i marrëveshjes sociale dhe ndërpersonale. 

“Fjala është e para. Gjuha përcakton marrëveshjen tonë sociale. Nuk themi ‘karrigia, seksi femër’, por ‘gjinia femërore’. Që në fillesat e shoqërive njerëzore, termi ‘gjinia’ ka qenë pjesë e ndërtimit shoqëror, ndërsa ‘seksi’ si nocion ka ardhur më vonë,” tha Olli. 

Ai theksoi se ka shumë qasje, përfshirë ato juridike, shkencore apo shoqërore, që përpiqen të japin përkufizime të reja, por sipas tij, në thelb, nuk ka ndarje të thellë mes gjinisë dhe seksit, pasi natyra ka një harmoni të vetën që nuk mund të sfidohet me eksperimente shoqërore. 

“Është e pamundur të mohojmë ekzistencën e elementeve gjenetikisht të ndryshëm, përfshirë edhe anomalitë. Por natyra ka një ekuilibër’,” tha Olli. 

Duke folur për identitetin gjinor dhe personat transgjinorë, ai u shpreh se ka mirëkuptim për ata që nuk ndihen të përfaqësuar nga gjinia e lindjes, por ngre pikëpyetje mbi futjen në legjislacion të një gjinie asnjanëse, të cilën e konsideron të tepërt. 

“Nëse dikush ndien se është grua dhe dëshiron të identifikohet si e tillë, nuk kam asnjë problem. Por krijimi i një kategorie të tretë gjinore – një gjini asnjanëse – më duket i tepërt,” theksoi ai. 

Në këtë kontekst, Olli solli si shembull figurën e “burrneshës”, një fenomen unik në kulturën shqiptare që sipas tij dëshmon për emancipimin dhe fleksibilitetin e gjuhës dhe shoqërisë shqiptare ndër shekuj. 

“Fjala burrneshë është një krenari për shqipen. Është një koncept i veçantë që e tregon emancipimin tonë si shoqëri. Në gjuhën shqipe kemi edhe fjalët ‘Perëndia’ dhe ‘Zoti’ – një balancë që pak gjuhë e kanë. Gjuha jonë është baraslarguar, edhe Zotit i ka dhënë të dy format,” tha ai. 

Next Post
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In