• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dasma mes tërmetit

by Frrok Çupi
03/12/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

E ndryshmja e kësaj tragjedie prej tragjedive të thëna në Kanun a përtej dokeve, është kështu: Mes fatkeqësisë së tërmetit që pikoi në shpirt kombin, kësaj here secili ka të drejtë që edhe ditën e varrimeve, të bëjë dasmë. Ndërsa Zakoni i lashtë i kodeve tona nuk e lejonte dasmën nën harkun e mortit.

A i ka ndodhur ndonjë ‘çarje’ shoqërisë sonë të re, që lejon të kundërtën e zakonit të saj?

Sigurisht që jo… Një shoqëri në përmirësim e në ndryshim, e cila nuk ka fuqi të ndryshojë atë që ndjen se duhet ndryshuar, kjo është një shoqëri që mbetet në rënie. Shoqëria jonë është modernizuar, është në përsosje, është në rrugën e ngjasimeve me qytetërimin Perëndimor, pra në ngjitje.

A mund të përmendim disa fakte që e ilustrojnë këtë?

Ja tek janë disa ‘dasmorë’, të tillë që shoqërojnë edhe tragjedinë:

1. Kjo që po quhet media; dhe në fund të fundit media do të quhet, përderisa shumica e quan të tillë dhe nuk ka kohë të merret me studime nëse është media apo ‘pushtet i katërt’. Media po thotë gjithçka, të vërtetë e të pavërtetë, të ulët e deri-normale, të zezë dhe ngjyrë tjetër, traumatike dhe të rrafshët… Domethënë pa e çarë kokën se këtu ka një tragjedi ku njeriu nuk duhet mashtruar dhe tronditur më shumë. Në sensin e shoqërisë së re, ku çdo individ ka në dorë një ‘bombë’, dmth një medie online, ‘morti’ nuk mund të kalohet ndryshe veçse me praninë e tyre. Shoqëria e re iu ka dhënë të drejtë lirie edhe atyre që duan të fitojnë ca të ardhura duke përdorur e dhunuar sentimentet ose edhe dhimbjen e tjetrit. Këto media mbijetojnë me klikime dhe lexime kureshtarësh, paçka se dikë lëndojnë e prekin fort. Por janë njësoj si korrieri i lagjes apo i fshatit: Lajmi i rremë ‘pi ujë’ në atë lagje ku e pëlqejnë; ndërsa në lagje të tjera nuk i duhet askujt; askujt nuk i duhet edhe korrieri i panikut dhe mashtrimit. ‘Lagjja’ jonë, që është shoqëria në përmirësim, sot për sot nuk ka arritur në standartet e Anglisë a të Gjermanisë…, siç po e përmendim. Prandaj edhe ‘dasmorët’ në tragjedi janë prezentë.

2. Shansi i opozitës…. Opozita e shikon tragjedinë si ‘shans’ për të fituar pushtetin’. Edhe kjo është e natyrshme në ‘lagjen’ tonë. Të nesërmen e tërmetit, Opozita lëshoi një mesazh ‘bashkëpunimi’ me shtetin për të kapërcyer tragjedinë. Vetë kryetari i PD si edhe presidenti në opozitë, bënë thirrje ‘të jemi bashkë’. Mirëpo tani ka ndryshuar puna; tani ata po iu vijnë rrotull gërmadhave të fatkeqësisë (si rreth varrit), duke kërkuar protagonizëm. Kot, ashtu kot, por flasin e qortojnë ata që po punojnë te gërmadhat. Kryetari i PD sot iu shkoi pranë atyre që po punonin dhe iu tha: ‘Lerini llafet, por hajdeni- punë!’. Mori pozën para kamerave dhe u kthye te vilat e veta…

Po vallë kush po punon e kush po bën llafe?! Po vallë presidenti i Republikës, ende pa u mbuluar varret e tragjedisë, kërkon ‘hartë të plotë sismike’ për tërmetet që do të vijnë… Le të kërkojnë, se edhe ata duan të jetojnë, qoftë edhe me kotësinë.

Të gjithë këta kanë të drejtë; prapë të drejtën që u jep ‘lagjja’ jonë që jeton me ‘gërr- gërre’. Jo të gjithë janë pozitiv e as mund të jenë. Fillimisht kryetari i opozitës lëshoi thirrjen ‘të gjithë së bashku’ ta përballojmë!, por siç duket ata skifterët e mortit në ‘lagjen’ tonë, e kapën nga krahu dhe e kërcënuan se ‘do ta zhdukin’ nga karrigia… Atëherë u kthye në ‘lagjen’ ku bëhet dasma e mortit.

Ja kështu jemi, një lagje që po i afrohemi ‘qytetit’ të qytetërimit Perëndimor. Por deri atëherë do të përballojmë sa e sa ‘tërmete’.

Next Post
New York Times ngre në qiell këngëtaren shqiptare: Dua Lipa, ‘stari’ i hiteve botërore

“Pray for Albania”, Dua Lipa krijon bluza të personalizuara për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com