• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur Ilir, desh na more më qafë!

by A R
30/06/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Pa mbushur ende dy muaj në krye të LSI-së, kryetari Petrit Vasili jep dorëheqjen dhe zgjedh të jetë kryetar i grupit parlamentar. I zgjedhur kryetar pa garë e pa votim po veç me duartrokitje në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas dorëheqjes së ish kryetarit Ilir Meta që mori detyrën e Kryetarit të Shtetit, Petrit Vasili do të mbahet mend si kryetari më jetëshkurtër i një partie të rëndësishme në skenën e politikës shqiptare. Të jetë vallë kjo ndjenjë përgjegjësie për rezultatin që korri LSI-ja? Epo gjatë gjithë fushatës u pompua me të madhe se kjo forcë politike do të jetë e para, njësoj siç numri në fletën e votimit. Jo vetëm kaq, por nga Presidenti i zgjedhur u theksua me forcë se kryeministri i ardhshëm do të jetë Petrit Vasili i cili do të kishte timonin e qeverisë.

Absurdi arriti deri aty ku, pasi të ndodhte kjo, Presidenti Meta do të jepte dorëheqjen nga detyra e lartë shtetërore!!! Pyetja që lind vetiu është: po çdo të bënte pas kësaj Ilir Meta, kur nuk është as deputet? Do kthehej në një shtëpiak të devotshëm që do merrej me rritjen e fëmijëve dhe gatimin që Zonja e tij ta gjente gjellën të ngrohtë?! Kuptohet që ato kanë qenë thjesht deklarata boshe të hedhura pa doganë për konsum publik që kush ta hante ta hante. E vërteta e thjeshtë është që populli shqiptar u kuptoi që Petrit Vasili ishte figura groteske e çiftit Meta në krye të LSI-së, njësoj siç është Lulzim Basha figura e Sali Berishës në PD. Askush s’e mori seriozisht Petrit Vasilin si kryetar, as brenda në LSI e as jashtë saj, kështu që, ai, në ndryshim nga Lulzim Basha, nuk ia lejoi vetes të bëhej objekt talljeje.

Ajo që mua më shqetëson është fakti se Ilir Meta na e paraqiti për gati një muaj Petrit Vasilin si një personalitet që jo vetëm i plotësonte kushtet për të qeverisur Shqipërinë, por që kishte aftësi të mbinatyrshme për ta udhëhequr atë drejt prosperitetit. Tashmë që ai nuk qe i zoti t’i jap dum një partie më shumë se dy muaj, e jo më Shqipërisë, i duhet thënë me plot gojën Presidentit të zgjedhur: I dashur Ilir, po t’i desh na more më qafë! Po si mund t’i besohej e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve një lideri të tillë të dështuar? A ndjen ndopak përgjegjësi për ato deklarata që lëshove kudo që shkove, duke bindur edhe ata që t’i dhanë 19 mandate se Petrit Vasili ishte drejtuesi i duhur? Nuk po e zgjas më tej me zotin Vasili sepse ai është kapitull i mbyllur dhe më duhet t’ia njoh meritën se e kuptoi në kohë situatën për t’u larguar me nder, pa u përsëritur ndonjë situatë tjetër si ajo që po përflitet rëndom si thashethemnajë këto ditë në Tiranë.

Tani, mirë që iku zoti Vasili, po cili/a do e pasojë atë? Kandidatura kryesore që po thuhet se do e zëvendësojë është ajo e Zonjës së Parë të ardhshme, bashkëshorte e ish kryetarit Meta. Që LSI-ja është parti familjare kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar, por zgjedhja e Zonjës në fjalë do jetë vulosja edhede jure i këtij perceptimi. Në fakt LSI-ja funksionon dhe ekziston veç po pati në krye çiftin Meta. Ata janë themeli, kolona dhe soleta. Po ranë ata, LSI-ja mbijeton aq sa mbijeton kripa në ujë. Deri më sot LSI-ja është identifikuar mediatikisht vetëm me imazhin e zotit Meta, por që në realitet aty ligjin e bën Zonja e tij. Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit, prandaj është e kotë të fshihesh pas gishtit e t’ia heqësh meritat Zonjës, kur i ka fituar me vite ato. Është organizatore e shkëlqyer dhe këtë e ka treguar jo vetëm nga rezultatet e LSI-së, por edhe nga ato personale ku ka humbur vetëm një garë nga katër të tilla ku ka marrë pjesë në 16 vitet e fundit. I çuditshëm është fakti se përse ka kandiduar në zona të ndryshme zgjedhore dhe asnjëherë nuk ka tentuar të njëjtin qytet. Fillimisht doli si deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2001 ku përfaqësoi lagjen Kombinat në Tiranë. Pas krijimit të LSI-së, tentoi të bëhej deputete në vitin 2005 në Dibër, por dibranët e saj nuk ia besuan votën. Rifitoi mandatin në zgjedhjet e vitit 2009 duke kandiduar në qarkun Lezhë. Në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit mori mandatin e ri në qarkun Elbasan.

Zonja karakterizohet si përfillëse ndaj kujtdo që i shërben LSI-së po edhe i atyre që s’e shohin LSI-në me armiqësi. Fjala e Zonjës aty është ligj edhe sikur zoti Meta të jetë kundër. Nuk është politikane mirëfilli, bile në artikulim publik është shumë e dobët dhe këtë e ka shfaqur edhe në bisedat ku u ftua gjatë fushatës. Jashtë kamerave, po i shkele në kallo, mjerë ti po re në gojë të saj. Por, si organizatore fushate, e ritheksoj, është për t’i hequr kapelën. Jep frymëzim tek brezat e rinj ku ndjehet si në habitatin e vet, ndonëse vitet kanë bërë të vetën. Nuk njeh lider tjetër veç vetvetes dhe këtë e ka shfaqur qysh në krye të herës, kur ishte sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it me kryetar formal Ilirin. Diku nga vitet 1993-1994, kur PS-ja zhvillonte mitingje për dënimin e kryetarit të burgosur Nano, kur gjithë salla e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” thërriste në kor emrin e tij, Zonja së bashku më FRESSH-istat thërrisnin në kor pa pushim vetëm: “Eurosocialist”, pa ia përmendur asnjëherë emrin Nanos. Ishte një sfidë më vete kjo, për të bërë diferencën dhe një shkëputje nga interesi i momentit i socialistëve, për t’u faktorizuar si grupim më vete, gjë që në fakt e zbatuan ku FRESSH-i nisi të formësohej dalëngadalë si një parti brenda PS-së.

Gjithsesi, precedenti i trashëgimisë në politikë që po vendoset nga LSI, ndonëse është çështje e brendshme e tyre, merr paska nota jo kaluese kur mendon që bashkëshorti i Zonjës së Parë është edhe Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Detyra e tij është të qëndrojë mbi palët, për çfarëdolloj situate politike dhe këtu ka një konflikt të pastër interesi. Dihet që LSI-ja do të jetë njëra nga dy partitë kryesore në opozitë e si e tillë nuk përjashtohen përplasje me qeverinë apo me vetë kryeministrin Rama. Po imagjinoja tani një takim të thirrur në Presidencë nga zoti Meta për të sheshuar mosmarrëveshjet ku në krahun e majtë është kryeministri e në krahun e djathtë Zonja e Parë. Pyetja që unë s’di t‘i jap përgjigje për momentin është nëse Presidenti i ardhshëm Meta do sillet si President apo si bashkëshort?! Sjellja e tij gjatë fushatës ku shfaqi anët me të këqija të një Presidenti në ardhje, më bëjnë të besoj se do anoj nga e dyta. Veç në qoftë hipokrit dhe të shtiret siç u shtir për 4 vjet me radhë për të fituar staturën e Presidentit. Të shohim!

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

Po ikin të gjithë, a ka vesh të dëgjojë PD?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jo vetëm mungesë nafte! Pse kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë një tronditje në tregun agro-ushqimor?

Jo vetëm mungesë nafte! Pse kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë një tronditje në tregun agro-ushqimor?

April 18, 2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër shkakton aksident me 3 të plagosur dhe 4 makina të shkatërruara, policia e arreston!

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër shkakton aksident me 3 të plagosur dhe 4 makina të shkatërruara, policia e arreston!

April 18, 2026
Dhjetë shkencëtarë qeveritarë të zhdukur ose të vdekur, Donald Trump ngre alarmin

Dhjetë shkencëtarë qeveritarë të zhdukur ose të vdekur, Donald Trump ngre alarmin

April 18, 2026
Plagosja me armë në Tiranë, policia identifikon autorin

Plagosja me armë në Tiranë, policia identifikon autorin

April 18, 2026
Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

April 18, 2026
Demokracia në thes

Demokracia në thes

April 18, 2026
Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

April 18, 2026
Ktheu shtëpinë në depo armatimi, arrestohet 62-vjeçari! Sekuestrohet 1 kallashnikov, qindra fishekë, 6 granata dhe 5 ndezëse detonatorësh

Ktheu shtëpinë në depo armatimi, arrestohet 62-vjeçari! Sekuestrohet 1 kallashnikov, qindra fishekë, 6 granata dhe 5 ndezëse detonatorësh

April 18, 2026
Operacioni në Burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara, transferohen 2 të dënuar me rrezikshmëri të lartë

Operacioni në Burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara, transferohen 2 të dënuar me rrezikshmëri të lartë

April 18, 2026
“Rishfaqet” lideri suprem i Iranit, mesazhi i Mojtaba Khameneit: Dronët tanë i godasin amerikanët si rrufeja

“Rishfaqet” lideri suprem i Iranit, mesazhi i Mojtaba Khameneit: Dronët tanë i godasin amerikanët si rrufeja

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In