• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur Donald, edhe juve ju pret fati i Bersluconit

by A R
20/01/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Paolo Guzzanti

I dashur zoti Trump

Ajo që po ju ndodh juve është mjaft zbavitëse. Unë ju flas si një italian që ka jetuar të gjithë periudhën epike berluskoniane që më sjell ndër mend disa ligje thelbësore, të cilat po i lejoj vetes t’i kujtoj.

E para është që bota e së majtës, që ju e quani liberale, ka një fuqi vdekjeprurëse në reputacionin e personave dhe praktikon me skrupuj vrasjen e personalitetit që ju e quani “character assassination”.

Këtu bëhet fjalë për një procedurë të lehtë dhe fitimprurëse. Nëse një si ju apo Berluskoni kërkon dhe merr mandadin nga populli i tij duke ardhur nga bota që prodhon pasuri në vend që ta harxhojë, lind akuza numër një nga një paketë specifike, që përmban edhe përçmimin për vetë pasurinë që në botën katolike konsdierohet si “jashtëqitje e Djallit”.

Përçmimi për të pasurinë private sepse ndërtuesi i komplekseve të banimit klasifikohet si ndërtues  i vogël banesash ose diktator  i medias, ashtu siç i ndodhi Berluskonit, i cili zotëron tri rrjete komerciale që janë politikisht neutrale sepse shesin publicitet për të gjthë blerësit.

Ju  ashtu si edhe dikur Berlusconi, sot akuzoheni se jeni një tip problematik, i korruptuar dhe korruptues, me një të kaluar të paqartë të projektuar në një të ardhme djallëzore.

Pastaj të dy akuzoheni se dashuroni pa u përmbajtur gratë.

Unë kam një vajzë 15 vjeçe e cila ka lindur në Itali, por që është bërë amerikane dhe studion në shkollat publike të SHBA-ve.

Kur unë e pyeta nëse ndihej në siklet që ju përkrahte ju zoti Trump, pas përhapjes së batutave tuaja erotike nga regjistrime të vjetra, vajza mu përgjigj: “Të gjithë meshkujt të çfarëdolloj niveli, herët apo vonë e shfaqin një gjendje të tillë. Por një president gjykohet nga vendet e punës që prodhon dhe nga niveli i taksave që vendos. Unë nuk kam përse shqetësohem për atë që thotë brenda katër mureve të shtëpisë së tij”.

Unë pashë se me sa zili, shkumë të dalë nga goja, senatorët demokratë, por edhe ndonjë republikan si Marco Rubio kanë në pyetjet e tyre që më pas reduktohen në vetëm një: Ju a na siguroni që mendoni të kundërtën e asaj që mendon Donald Trump?

Kjo shfaqej njësoj sikur pyetej: A hiqni dorë nga Satanai dhe nga ligësitë e tij?

Andej nga ju, ashtu si këtej nga ne, para së gjithash kërkohet përgënjeshrimi.

Ne në Itali nuk kemi një senat që të mund t’ju bëjë kontrolle të tilla, pasi te ne dhoma e lartë është fotokopje e dhomës së ulët, edhe pse ish kryeminsitri Renzi dëshironte që ta transformonte në një park Montessori për kryebashkiakët.

Ajo që të bën përshtypje është ligësia, shkuma në gojë që shfaqet kur përmendet emri juaj.

Gazetarët,  në veçaneti ato femra amerikane por edhe italiane, përfshirë këtu ato të njohura dhe prezantueset e stigmatizuara të programeve të pasdites kanë mësuar ta shqiptojnë emrin tuaj duke ndjellur të keqen, me përpjekje, duke shtrembëruar sytë nëse duhet t’ju përmendin.

E njëjta gjë ndodhte edhe me Silvio Berlusconi-n, atë që nuk duhej të përmendej, të neveritshmin.

Për ju, e për ata si ju është detyrim që të thuhet se jeni vulgarë.

Finesa dhe eleganca janë mjete matëse që kurrë nuk janë vendour në Muzen e Peshave dhe Muzeun Sèvres (aty ku mbahen metri eprfekt, litra perfekte etj),  duke qenë se shkurtohen apo zgjaten sipas interesit politik.

Pastaj ju pas krahëve keni edhe gazetarët dhe nuk harroni pa theksuar se gjatë drejtimit tuaj, korrespondentët nga Shtëpia e Bardhë nuk do të jenë më si kandidatët për dhëndër në shtëpinë e Penelopës, por duhet që të lodhen shumë që të bëjnë punën e tyre.

Kurrë këtë gjë nuk e ka bërë Berlusconi e prapë është linçuar nga shtypi si njeri mizor, që ndërsa e shkelte, bërtiste për kërcënimin e lirisë së shtypit.

Tani do të doja t’ju kujtoja zoti Trump që liberalët, ose të majtët i binden një ligji të hekurt.

Ata që janë masakruar nga të tyrët nw qeverisje, për shembull Ronald Reagan nga anët e tua dhe Bettino Craxi nga tonat, sapo dalin nga skena shndërrohen brenda një dekade në statikë lehtësisht të dallueshëm, për të ardhur keq.

Në Itali duken shenjat dalluese të 20 vjeçarit të famshëm të Berlusconi-t, e sigurisht për Reagan-in dhe për të dy është detyrim që sot të thuhet që u kthyen në njerëz statikë.

Kur të vijë radha juaj, kështu do t’ju ndodhë. Janë mekanizma të thjeshtë, binarë Euklidianë të bezdisshëm, pasi janë të parashikueshëm.

E majta ka dhuntinë  e banalitetit e jeton për këtë në tmerin e cilitdo që del nga grupi dhe nga dogmat.

Përshtati në shqip: Irgis Hysenaj / TemA

Next Post
FOTOT/ Melania Trump imiton veshjen e Jacqueline Kennedy në vitin 1961

FOTOT/ Melania Trump imiton veshjen e Jacqueline Kennedy në vitin 1961

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In