• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashamir Shehi: Nuk shoh zëvendësues të Bashës, por duhet një platformë ambicioze

by Java News
18/09/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashamir Shehi, si një politikan me eksperiencë dhe njohës i mirë i proçeseve zgjedhore,  që ka kaluar Shqipëria, thotë se humbja e PD në Dibër nuk është dramë, pasi një trend i tillë ku zgjedhjet e pjesshme fitohen nga mazhorancat në pushtet, është normale për vendin ton. Sipas kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, opozita ka çdo mundësi për tu rikthyer në pushtet, po për të arritur tek kjo kërkohët një platformë e qartë që ngjall besim te qytetarët. Duke komentuar debatet në grupin parlamentar demokrat dhe kritikat ndaj kryetarit Luzlim Bsha, Shehi thotë se në  PD nuk sheh ndonjë person që mund të zëvendësojë Lulzim Bashën.

Aleati i PD, Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, nuk e  shqetëson  rezultati me të cilin opozita humbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës.

Si njohës i mirë i zgjedhjeve, ai  thotë se në vazhdimësi, betejat e pjesshme elektorale janë fituar  nga mazhorancat, kështu ka ndodhur kur në pushtet ishte dhe Partia Demokratike.

Shehi: Nuk do ta bëja dramë më shumë seç është, në fund të fundit ishte vetëm një zonë edhe këtu gjithmonë kur ka qenë një zonë e vetme qeveria me të gjitha instrumentet e veta ca të mira, ca të këqija, ca të ligjshme, ca të paligjshme gjithnjë në avantazh. Kjo ka ndodhur me PS në mazhorancë, kështu ka ndodhur kur ishte edhe PD në shumicë. U bënte një zonë e vetme dhe fitonte PD. Nga kjo pikëpamje nuk kemi asgjë që ka dalë jashtë llogjikës normale.

Në një intervistë për Ora News,  zoti Shehi thotë se Partia Demokratike ka para çdo mundësi për tu rikthyer në pushtet, por për ta arritur këtë  sipas tij nevojitet një platformë e qartë dhe ambicioze për zgjedhjet e 2017.

Shehi: Opozita duhet të dije të bëjë një politikë tjetër, jo thjesht se doli Dibra përpara dhe po e ngarkojmë Dibrën me një gur më të madh se nuk e mban kurrizi i Dibrës. Pra duhet të kthehemi në një realitet më konkret, me teza që projektohen për 2017, me ide që janë për 2017, me njerëz për 2017 dhe nuk duhet të kthehet koka prapa, sdo bërë krahasimi i kësaj qeverie me atë tjetrën sepse do ishte një gabim i madh.

Aleati i Opozitës, Dashamir Shehi, i sheh të gabauara  debatet në  grupin parlamentar demokrat dhe sulmet ndaj liderit Lulzim Basha.

Shehi: Zoti Basha është një lider i ri, mund të ketë bërë edhe gabime gjatë rrugës, mund të ketë edhe mangësitë e veta, por unë nuk shoh ndonjë tjetër që e zëvendëson Bashën nga këtu deri në 2017, përveç atyre që janë nostalgjik të kohëve të vjetra./oranews

Next Post
Cilat janë ushqimet jo të shëndetshme për bebet

Këto janë dy emrat më të pëlqyer që shqiptarët po i vënë fëmijëve të tyre (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com