• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë dy emrat më të pëlqyer që shqiptarët po i vënë fëmijëve të tyre (FOTO)

by Java News
18/09/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet shqiptare kanë tashmë prirjen që fëmijëve të tyre t’u vendosin një emër të huaj. Statistikat e fundit nga Instituti i Statistikave bërë për emrat e fëmijëve, tregon se më të pëlqyerit për vajzat dhe djemtë janë Amelia dhe Noel.

Amelia thuhet se është një emër me prejardhje nga Portugalia. Ky emër është shumë i përdorur në vendet perëndimore, në SHBA, në Kanada, Itali, Irlandë dhe Angli. Një pjesë e mirë e këtyre emrave, si Sara, Samuel, Noel, Aleksandëra, Andon, e kanë origjinën nga librat e krishterë apo hebraikë.

Shumë artikuj për antropologjinë shpjegojnë se prejardhja e emrit Amelia mund të jetë nga Gjermania me bazë emrin e vjetër Amalia i cili me kalimin e viteve është shndërruar në Amelia.

Edhe Noel është një emër që përdoret shumë në botën perëndimore, në shtete si Zvicra, Suedia, Holanda, SHBA etj. Origjina e tij ka një baze fetare. Noel do të thotë “krishtlindje” në frëngjisht dhe shumë kohë më parë u vendosej ky emër, fëmijëve që lindnin në këtë periudhë.

INSTAT në vëzhgimin e bërë ka publikuar edhe hartën e shpërndarjes së dy emrave tashme popullor në Shqipëri. Emri Amelia duket se pëlqehet nga të gjithë prindërit shqiptarë, gjë që evidentohet edhe në shpërndarjen në hartë të këtij emri.

Përjashtim bëjnë Hasi, Kukësi, Mirdita, Puka, Kolonja dhe Gjirokastra ku emrat më të përdorur për vajzat, të paktën deri në 2014-n, janë Dea, Leandra, Emanuela dhe Aleksandra.

Edhe emri për djemtë Noel, është i përhapur thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në hartën e shpërndarjes, veçohen, Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi e Peqini ku mbizotërojnë emrat Erald, Ergi dhe Aron, ndërsa në Delvinë mjaft i pëlqyer mbetet ende emri Andon./TCH/
INSTAT

Next Post
FOTO/ Ky është piloti 68 vjeçar i avionit të rrëzuar në Ishëm, ka qenë i dënuar për korrupsion

“Ato 20.000 euro për 200 kg drogë, kontrata ime me narkotrafikantët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com