• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dalip Gjoka: Po më bëjnë të çmendur, që të më prishin martesën me Bleonën

by Java News
17/10/2015 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalip Gjoka, mjeku pediatër nga Burreli që i kërkoi publikisht martesë këngëtares Bleona Qereti, prej një jave nuk ka asnjë kontakt me miqtë e tij. “Panorama Plus” shkruan sot se edhe pse kishte planifikuar disa intervista televizive, ku do të rrëfente planet e tij për martesë dhe vendosmërinë për ta vazhduar më tej ëndrrën e tij, asnjëra prej tyre nuk u realizua, që nga e premtja e javës së kaluar.

Ai kishte rënë dakord të ishte në studion e Arian Çanit në “Zonë e Lirë”, dhe një ditë para (të enjten) kishte udhëtuar drejt Tiranës për të takuar gazetarin Çani, për të folur nga afër. Po atë ditë ishte kthyer në qytetin e tij të Burrelit, ku punon si mjek pediatër, për t’u rikthyer të premten në mbrëmje, para nisjes së emisionit.

Çani e njoftoi prezencën e tij për faktin se audienca do të ishte në maksimum, nisur nga interesi i madh mediatik ndaj këtij personazhi, që pas botimit të intervistës ekskluzive në gazetën “Panorama”, ku ky burrë 64­-vjeçar me martesë të konsumuar sipas tij, dhe me dy vajza të rritura, kërkonte një fillim të ri sentimental.

Si përfundim nuk mundi të shkonte në “Zonën e Lirë”, dhe arsyeja mbeti mister, sepse telefonata e Çanit direkt në emision rezultoi e dështuar, pasi numri i Gjokës rezultoi i padisponueshëm.

Pas asaj nate kurioziteti u shtua, dhe njëkohësisht interesi i gazetarëve për të mësuar më shumë se çfarë ndodhi me Dalipin? Kishim të bënim me një pendesë nga ana e tij, apo dikush e kishte ndaluar të vazhdonte më tej me intervistat, për të cilat sipas vetë atij i ishin vënë kundër familjarët, dhe gjithë fisi në Burrël.

Nuk zgjati shumë dhe në fillim të kësaj jave mediat shkruan se Dalipi kishte përfunduar pranë Spitalit Psikiatrik nr. 5, edhe pse nuk u bë publike një diagnozë e përcaktuar nga mjekët. Sipas informacioneve të pasqyruara në shtypin e përditshëm, u tha se ndaj tij në Prokurorinë dhe në Policinë e Burrelit ekziston edhe një kallëzim që është kryer nga vëllai i tij.

Kallëzimi është bërë për ushtrim dhune nga ana e Dalip Gjokës ndaj vëllait të tij, M. Gjoka, të premten paradite, dhe që prej asaj dite mësohet se dy vajzat dhe gruaja e tij e kanë transportuar në pavijonin e Psikiatrisë në Tiranë.

Duke e konsideruar veten një shpirt i lirë që po sfidonte mentalitetin shqiptar të një province, ai po tregohej me gisht që po bënte një marrëzi, duke turpëruar familjen.

Sipas ‘Panorama Plus’, vetë Dalipi e priste këtë që ndodhi. Atyre pak miqve që e përkrahën mësohet t’u ketë shprehur shqetësimin e tij, se si njerëzit e tij më të afërt po përpiqeshin ta quanin të lajthitur, duke kërkuar t’i prishnin planin e martesës, të cilin e kishte shumë seriozisht.

Dalipi mësohet t’u ketë treguar miqve se pasi vendosi ta shprehte hapur dëshirën, jeta po i kthehej në ferr në qytetin e tij Burrel. Sipas tij, të gjithë i kishin kthyer shpinën duke filluar nga familjarët. Ndërsa njerëzit më të afërt i kishin bërë presion që para botimit të letrës se ai po i turpëronte dhe se duhet të hiqte dorë një orë e më e parë nga publikimi, ose në të kundërt do e kishte punën keq.

Ndërkohë, sipas Policisë mësohet që prej publikimit të letrës së mjekut pediatër në media, ku kërkonte të ishte babai i fëmijës së Bleona Qeretit, gjendja psikike e tij është rënduar, sidomos kur edhe njerëzit e afërt të tij kanë dalë në mbrojtje të bashkëshortes dhe të dy vajzave.

Next Post

Armët pa leje, Marsel Qeleshi shoqërohet në Polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In