• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dako në Manzë: Ulje 30% e taksës së pasurisë për bizneset

by
28/05/2015 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të jemi vazhdimisht pranë biznesit dhe me mbështetje konkrete ndaj tij për të krijuar lehtësirat e nevojshme. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako në takimet që ka zhvilluar me sipërmarrës të fushave të ndryshme në Manzë.

Dako ka vizituar fillimisht një sipërmarrës që ushtron aktivitetin në fushën e  materialeve inerte, duke parë nga afër teknologjinë dhe produktet e prodhuara nga kjo sipërmarrje. Në bashkëbisedimin me sipëmarrësit Dako iu ka bërë të ditur atyre se do të ulet 30 përqind taksa e pasurisë për bizneset, ndërkohë që të tjera lehtësira do të ketë për sipërmarrësit me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës:

“Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet 30 përqind për ti dhënë një shtysë dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve. Të gjitha taksat që paguajnë bizneset dhe banorët e qytetit Durrësit si dhe të fshatrave që do të jenë pjesë e bashkisë së re, ne do tua kthejmë në shërbime duke përmirësuar infrastrukturëne tyre të shoqëruar me gjelbërim dhe ndriçim”. tha ai

Më pas kryebashkiaku Dako ka vizituar edhe një kompleks serash që janë ndërtuar nga fermerët vendas në Manzë. Duke parë kulturat e ndryshme që kultivohen në këto sera, kryebashkiaku Dako e vuri theksin tek shtimi i produkteve bujqësore bio, si produkte që kanë kërkesa të larta si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.

Dako duke biseduar me fermerët u zotua se bashkia e Durrësit do të mbështesë dhe orientojë feremerët që të shtojnë prodhimet bujqësore bio, ato të vreshtave dhe kulturës së ullirit për të garantuar rritje të të ardhurave të tyre. Nga ana tjetër kryebashkiaku Dako u angazhua për përmirësimin e infrastrukturës si dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse për ti dhënë një shtysë pozitive zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.

Next Post

Kuvendi, Boçi: Je qenef deputet! Balla: Do i drejtohem Byrosë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

September 25, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

September 25, 2026
Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

September 25, 2026
FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

September 25, 2026
“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvillimet nga afër, Shqipëria ka bërë përparime

“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvillimet nga afër, Shqipëria ka bërë përparime

September 25, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Projektligji i PDK për “Hagën” dërgohet tek Albin Kurti

September 25, 2026
“Kudo që shkoj, ka shqiptarë që më qerasin”- Wesley Clark: Ndihem si pjesë e familjes! Historia kërkon guxim dhe ai solli ndryshimin në Kosovë (VIDEO)

“Kudo që shkoj, ka shqiptarë që më qerasin”- Wesley Clark: Ndihem si pjesë e familjes! Historia kërkon guxim dhe ai solli ndryshimin në Kosovë (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

September 25, 2026
Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe (VIDEO)

Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe (VIDEO)

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com