• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dako: Asnjë objekt arkeologjik nuk është dëmtuar e nuk do të dëmtohet

by Java News
15/02/2017 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Durrësit ka organizuar një dëgjesë publike në lidhje me projektin Vela për të sqaruar opinionin publik rreth detajeve teknike të projektit, punimet që janë kryer deri tani, zbulimeve arkeologjike etj. Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka bashkëbiseduar me të ftuarit që ishin pjesë e shoqërisë civile, arkeologë, arkitektë, historianë, specialistë të fushave të ndryshme, përfaqësues të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës dhe qytetarë të Durrësit. Në fillim të fjalës së  tij. kryebashkiaku Dako tha se po e zhvillojmë këtë dëgjesë pas akuzave të pavërteta në lidhje me investimin e bashkisë dhe sidomos pas akuzave që janë hedhur në drejtimin tonë për shkatërrim të vlerave arkeologjike. Dako theksoi se investimi po kryhet në zonën arkeologjike B, në të cilën sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës të vitit 2010, lejohen punime e po kështu punime janë kryer edhe në një zonë tjetër, të pakategorizuar arkeologjike, pasi dikur kjo zonë ka qenë e mbuluar nga uji i detit. Në lidhje me muret e dala gjatë punimeve, kryebashkiaku Dako tha se asgjë nuk është dëmtuar dhe se gjithçka ndodhet në monitorimin e rreptë dhe ruajtjen e arkeologëve të Institutit të Monumenteve. “Bashkia e Durrësit – deklaroi Dako – është tepër e interesuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe është e gatshme të veprojë në bazë të vendimit që do të marrin institucionet përgjegjëse për zbulimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore”.

Kryebashkiaku Dako u shpreh ndër të tjera se jo vetëm që Bashkia gjatë punimeve për të krijuar sheshin publik të Velës nuk ka dëmtuar asnjë centimetër trashëgimi arkeologjike, por përkundrazi do të vijojë edhe me zbulimin e themeleve të murit rrethues të qytetit që ndodhet jashtë zonës së punimeve. Kryebashkiaku Dako ka bërë një transparencë të plotë, duke treguar të gjithë dokumentacionin përkatës për këtë vepër publike dhe duke hedhur poshtë të gjitha spekullimet lidhur me prishje e rrënojave arkeologjike. Po kështu Dako deklaroi se gjithcka që është e lidhur me këtë projekt është bërë në zbatim të plotë të ligjit, është ruajtur trashëgimia kulturore dhe punimet e kryera jo vetëm që janë monitoruar nga arkeologët e institutit, por gjithcka është monitoruar edhe nga dy kamera të vendosura në lartësi që kanë xhiruar 24 orë që nga fillimi i punimeve e deri tani dhe ku tregohen qartë se punimet e kryera nuk kanë dëmtuar asnjë objekt arkeologjik. Realizmi i këtij projekti tepër të veçantë, që i jep një imazh turistik modern qytetit, është një premtim i kryebashkiakut Dako gajtë fushatës së viti 2015 ku i ka njohur të gjithë qytetarët e Durrësit me këtë projekt. Investimi për rehabilitimin e sheshit para portit dhe ndërtimin e Velierës kap vlerën e rreth 450 milion lekë pa TVSH dhe është investim me fonde të qeverisë shqiptare.  Referenca të zbatuara për projekte të ngjashme janë marë në qytetet e Seviljes, Lisbonës, Marsejës, qytete port të Mesdheut, ku veprat urbane moderne ndërthuren mjaft mirë me trashëgiminë historiko- arkeologjike. Në kuadër të transparencës ky projekt është diskutuar gjerësisht në dëgjesa publike dhe në ato në nivel teknik përpara se të jepej miratimi.

Kështu përvecse qytetarët e Durrësit janë njohur gjerësisht me projektin gjatë fushatës së vitit 2015, është zhvilluar një dëgjesë publike me grupe interesi, arkitektë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të Durrësit në muajin prill 2016, projekti është diskutuar edhe në MZHU dhe këshillin e zhvillimit të territorit në kryeministri në qershor 2016. Po kështu, diskutimet teknike janë zhvilluar në shtator dhe dhjetor 2016 në këshillin kombëtar të arkeologjisë. Dokumentet e dosjes së zbatimit të projektit janë: Miratim nga Fzhr me vendim nr. 10 dt 10.03.2016, vendim për VNM nr. 45 dt 08.08.2016, leje ndërtimi Vendim nr. 102 dt. 30.09.2016, vendim 128 dt 22.11.2016 të KKA (Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë) të cilët miratojnë ndërtimin e veprës dhe vendim nr.1 datë 24.01.2014 nga KKA si dhe marrëveshje  3 palëshe me Ministrinë e Kulturës dhe ASHA ku është caktuar Instituti i Arkeologjisë dhe DRKK për supervizionin e punimeve gjatë gjithë zbatimit të kontratës.

ma.me

Next Post
Ligji i ri për financat vendore pritet të miratohet në qeveri,

Ligji i ri për financat vendore pritet të miratohet në qeveri,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com