• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daçiç bojkotoi foton e Samitit në Tiranë/ Çupi: Kishte një embargo të fjalës si nga Serbia dhe Kosova

by Java News
06/10/2023 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën këtë të premte në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm i cili i parapriu samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor.

Pjesë ishte dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili ka munguar në foton familjare me homologët e tij si dhe përfaqësuesit e BE. Kjo pasi prania e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla si dhe flamuri i Kosovës i vendosur krah të atyre të vendeve pjesëmarrëse e ka irrituar atë.

Këtë situatë e ka komentuar në “Special Report”, analisti Frrok Çupi, i cili u shpreh se sot kishte një embargo të fjalës nga Serbia dhe Kosova.

“E vërteta është se kjo parapërgatitja e Samitit ishte thuajse pa fjalë, pa shumë shumë gjëra, por në fakt kanë ndodhur shumë shumë gjëra. Nga këtu deri në Spanjë kanë ndodhur mjaft gjëra që kanë të bëjnë me rajonin tonë, jo thjesht me rajonin, por me Kosovën dhe Serbinë. Sa më shumë mblidhen këto vendet e Ballkanit Perëndimor aq më pak flasin me njëra-tjetrën, ose nuk flasin fare.

Sot kishte një embargo të fjalës si nga Serbia, ashtu dhe nga Kosova dhe anasjelltas, e njëjta gjë ndodhi dhe në Spanjë me presidenten e Kosovës dhe me presidentin e Serbisë, e njëjta gjë ndodhi me personazhet kryesore që ndodheshin në fushë, në momentin kur ndodhi ajo që ndodhi më 24 shtator në kufirin Kosovë-Serbi, sot i kishe të tërhequr në qoftë se i keni vënë re. Nuk kishte Lajçak, nuk kishte Kurt, madje dhe Borell ishte i lënë në hije”.

Sa i përket deklaratës së ministres së Jashtme të Kosovës, e cila doli kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama, ai tha se nuk mund të realizohet largimi i Serbisë nga BE, pasi kjo e fundit e ftoi vetë.

“Deklarata e ministres së Jashtme të Kosovës është një deklaratë që hyn në shinat e një dëshire të mirë që kanë shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Shqipërisë me qëllim që ta ndëshkojnë sa më shumë Serbinë. Ne nuk e kemi peshëmatjen sesa duhen ndëshkuar, ne kemi peshëmatjen se në fund të fundit dhe me armikun duhet të jemi të drejtë.

A është e realizueshme që ne Serbinë ta përjashtojnë nga rruga drejt BE? Po bëmë këtë gjë, atëhere ne vihemi drejtpërdrejt kundër BE. Serbia nuk ka luftuar për të hyrë në BE, Serbia është ftuar për të qene në BE”./m.j

Next Post
Emri/ U kap në Kapshticë me 3 kallashnikovë dhe një pistoletë TT, zbardhet identiteti i ‘tironsit’ të arrestuar

Emri/ U kap në Kapshticë me 3 kallashnikovë dhe një pistoletë TT, zbardhet identiteti i 'tironsit' të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 3, 2026
Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

September 3, 2026
“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

September 3, 2026
Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

September 3, 2026
Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

September 3, 2026
Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

September 3, 2026
Flakët të mëdha pushtojnë Kalivaçin, era favorizon zjarrin, rrezikohet edhe zona e banuar!

Flakët të mëdha pushtojnë Kalivaçin, era favorizon zjarrin, rrezikohet edhe zona e banuar!

September 3, 2026
Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!

Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!

September 3, 2026
Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)

Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)

September 3, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Qeveria dhe protesta-dy rituale, por pak shpresë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com