• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çupi: Grekët, të zënë në çarkun e tyre, ‘Beleri’, problem i Greqisë. Shqipëria ka detyrim vetëm ndaj boshllëkut në Himarë

by Java News
25/06/2024 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pandryshuar dënimin për Fredi Belerin. Kryetari i zgjedhur i Himarës do të qëndrojë në qeli deri në vjeshtë, pasi Apeli e dënoi me dy vite burg. Analisti Frrok Çupi, duke komentuar këtë vendim, tha se Greqia është tërhequr shumë në lidhje me këtë çështje.

I ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, analisti theksoi se Fredi Beleri nuk është më një problem i Shqipërisë pasi drejtësia ‘foli’ por mbetet i Greqisë, që e ka zgjedhur për eurodeputet. Sipas tij, vendi ynë ka detyrim vetëm ndaj boshllëkut në Himarë, që pritet të zgjidhet me zgjedhje të reja.

“Ka një tërheqje të madhe të vetë grekëve në këtë çështje. Mund të thuash se ata vetë janë zënë në çarkun e tyre se e kanë nisur këtë, aq më shumë se ndodhen para dy kushteve për t’u tërhequr. I pari është se politika greke ndodhet e zënë në konfliktet me fqinjët, me Maqedoninë e Veriut dhe në konfliktit permanent me Turqinë dhe një konflikt tjetër nuk mund të gjenerojë aq shumnë në Shqipëri. E dyta është se Beleri po bëhet gati për deputet të PE dhe gjithë politika para zgjedhjeve që votojnë për PE ishte me e zjarrtë se tani.

Pritshmëritë ishin të tjera, e djathta luftonte më shumë fuqi duke menduar se do të shkonte në ekstremin dhe në këtë lojë ra edhe politika greke. Por tani kanë ndryshuar gjërat në vetë Evropën, po lufton dhe bën thirje sikundër ekstremit të djathtë dhe të majtë. Kështu që është e detyruar Greqia që të bëjë tërheqje, Megjithatë deklarata e ambsadores së Greqisë nuk flet shumë, vazhdon të thotë të njëjtën gjë me historinë e vjetër, prezumimi i pafajësisë por nuk dëshmon se ku është shkelur në rastin konkret dhe e dyta gjatë gjithë kohës i shkojnë në periferi ligjit, në një pasaktësi të vërtetë. Që ligji duhet ta detyrojë patjetër Belerin që të shkojë të betohet në Strasburg. Kjo është çështje që merr shumë diskutime, merr diskutime dhe për arsye se vetë PE, për rregullat dhe normat që ka për të.”, tha analisti.

“Fredi Beleri nuk është më çështje e Shqipërisë. Edhe për sa kohë që ishte, ishte e drejtësisë, e cila e nxorri nga duart e saj. Fakti që sot është i zgjedhur në PE si deputet i Greqisë, do të thotë se është problem i Greqisë. Shqipëria ka detyrimet ndaj boshllëkut që ka mbetur në Himarë dhe sot është hapur rruga për zgjedhje të reja. Së shpejti me siguri do të caktohet edhe dita e zgjedhjeve dhe kjo s’ka më lidhje me atë histori që mbaroi”, u shpreh më tej analisti./m.j

Next Post
Shpërthimi në Sarandë, ndryshon dinamika e ngjarjes: Dyshohet për atentat me eksploziv, çfarë gjetën polumbarët

Shpërthimi në Sarandë, ndryshon dinamika e ngjarjes: Dyshohet për atentat me eksploziv, çfarë gjetën polumbarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In