• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudira zgjedhore/ Kandidati i PD-së në Berat, i treti në listë, braktis Bashën i bashkohet Ramës

by A R
31/05/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lefter Maliqi, që Basha e kishte renditur kandidat të tretë të PD-së në qarkun e Beratit, pasi beri nje hap pas nga deklaratat ultimative qe beri dy dite rradhazi ndaj kreut te opozites Lulzim Basha, tashme njofton se eshte bashkuar me Ramen.

“Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi,socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha. Nëse do të beje per ta , hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë”, thote Maliqi ne reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTE:

Të dashur miq.! Sot pasi kalova paraditen në bregdetin e Durresit pasi u qetësova,u kthjellova dhe u frymëzova po nisem pranë votuesve të mi të qarkut Berat për tu bashkuar për sfidën e pëbashkët të fitores së thellë .E cila fillon nga Qarku Berat ku unë me ju kemi lidhur besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë se bashku. Origjinës time nga Kucova,vendlindjes Lapardha Berat,sukseseve si ish shef i komisariatit të policisë në Skrapar,Kucovë e Berat,pra njohjeve në gjithë qarkun,si ish kryetar i komunës më te madhe Otllak-Berat, plot suksese premtime, investime ,zgjidhje allesh e problemesh,mbeshtetje familjeve në nevojë jo vetëm në zonë por gjithë qarkun,si ish deputet si ze i fort i juaji,ku se bashku me z.Berisha inaguruam dhjetra investime,të cilit i jam tepër mirënjohës.Mqse në 2009 isha i 3 dhe dola deputet i PD me votat e majta të kthyera djathtas të cilat siguruan mandatin e 70 dhe vazhdimin e qeverisë Berisha. Në 2013 përseri u rendita i 3 dhe Lapardha-Lumas votuan mbi 50 perqind per Pd duke e nxjerr fitues mandatin e 2 të Ufos mosmirenjohes pa vlera pa vota as në fshatin e tij Terpan ,bashkë me ju sakrifikuan në mbeshtetje të njeri tjetrit si dje në pushtet dhe sot ne 4 vite opozite,ku ne 8 Mars 2016 pritet ne lapardha kryetarin Basha madheshtore mbi 4000 veta i cili ju dha shumë premtime dhe u mahnit nga pritja juaj legjendare duke më cilësuar para jush si miku e tij më të shtrenjtë???

Mqse z.Basha i influencuar nga ufo dhe kuqo të Pd qe u beson pazareve të pista të tyre,duke më hequr emrin nga dy gara per kryetar pd dega Berat dhe për drejtor i departamentit të rendit,po kështu me zhgenjeu per kandidimin per kryetar bashkie Berat pasi sot do isha kryetar i sigurt per shkak te mbeshtetjes se gjere nga ana juaj.

Në 2015 fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale te Pd u takova me z.Basha per ti dhënë dorën  dhe për tu larguar nga ai,por ai reagoj me premtimin se te vazhdoja te punoja forte keto dy vite prane jush dhe mos të flisja me asnje pasi do isha i pari i listes dhe do ti siguroja 3 Mandate.

Por  cuditetrisht mashtrohem,zhgënjehem dhe renditem i

3. Takohem me z.Basha të shtunën dhe i them me zhgenjeve mua dhe gjithë elektoratin tim dhe i thashe zgjidh o mbaj premtimin te fitosh mandatin e 2 ose zgjidh pazarin e Ufos apo kuqos dhe ke deshtim te thellë në Berat duke i thëne ju pres deri mërkurën pra sot.Ofertat e Bashes ishin qesharake te majme dhe mosbesuese te papranuara nga mua ne takim me te dhe me te tjere të futur nga ai.

Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave te votuesve të mi qe ishin te zhgënjyer nga Basha kerkuan me vendosmeri qe mos të punoja më për ufo e kuqo por të behesha bashkë me ta. Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qënë para 2009 tek Partia Socialiste,dhe përgjigja ime është do jem si gjithmonë me ju.

Jam teper i qetë ne vendimin qe mora pasi po vë interesat e votuesve te mi Lapardha-Lumas,Kucovë e Berat para mashtrimit,shkatërrimit ,zhgënjimit nga Pd e përfaqësuar nga Ufo e Kuqo.

Të dashur demokrat të ndershëm bashkohuni edhe ju me mua kundra ufos e kuqos.! Sot është e qartë që Pd po ha vetveten dhe ska cfare i afron Shqipërisë.Unë jam politikan qe kam zgjedhur njërzit e mi mbi cdo parti,dhe partitë i kam parë vetëm si mundësi për tu shërbyer atyre.Kam njohur dhe kam punuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. I kam miq dhe besoj se nuk u kam asnjë borxh. Kam njohur dhe punuar edhe me Lulzim Bashen.

Nuk e kam mik dhe nuk më ka borxh mua por u ka borxh njerzve te mi  sepse i donte për mitingje dhe per te mbushur cadren e Republikës se re,por jo per ti sherbyer atyre sic i sherbyen ata atij. Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramen. Por skam nevojē ta njoh pasi kam bindje qe do jete  mirenjohes ndaj votes dhe mbeshtetjes se fitores se thelle qe do nis nga qarku Berat.

Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi,socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha.

Nëse do të beje per ta , hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë . Nëse Rama sdo të beje per ta,unë përseri do te zgjedh njerzit e mi dhe jo atë. Suksese Edi Rames dhe PS ne Berat dhe gjithe Shqiperinë.Me mirenjohje i juaji Lefter Maliqi.!

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Basha shkel dekriminalizimin, kandidon 13 persona me të shkuar kriminale. (Tentative vrasje, mashtrim, evazion e shpërdorim detyre)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com