• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi në konferencën e parë si kreu i grupit të PS, liston prioritetet gjatë sesionit parlamentar

by A R
13/09/2023 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bledi Çuçi ka mbajtur këtë të Mërkurë konferencën e tij të parë si kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai paraqiti disa pika kryesore të cilat përbëjnë prioritet për deputetët mazhoritarë, duke shpresuar për një bashkëpunim efikas me opozitën.

Si fillim, Çuçi theksoi se Parlamenti ka një rol të shtuar në negociatat e Shqipërisë në BE.

“Ne si grup parlamentar do kemi një rol te diplomacia parlamentare ku deputetët do të angazhohen për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në parlamentet e BE në takimet bilaterale apo në forume të ndryshme.”

Së dyti, kreu i grupit parlamentar të PS tha se reforma zgjedhore është në fokusin e deputetëve, ku veçoi realizimin e një drafti për votën e emigrantëve.

“Prioriteti i dytë është fokusimi në reformën zgjedhore. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i GJK dhe besoj që do jemi 100% të angazhuar për të gjetur një formulë që ti përshtatet realitetit shqiptar dhe të jetë brenda standardeve demokratike. Do vazhdojmë të këmbëngulin që me reformën zgjedhore për votën e emigrantëve. Do krijojmë mundësinë që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të japin votën e tyre sepse kjo e drejtë u është mohuar. Ne tashmë si PS e kemi qëndrimin tonë, madje edhe draftin tonë për të adresuar këtë problem, pritet vetëm konsensusi nga opozita për ta kthyer në ligj.”

Për të plotësuar mangësitë në legjislacion sipas tij duhet përqendrim te reforma në drejtësi.

“Përveç reformës zgjedhore, padiskutim që ne do të fokusohemi edhe në thellimin e reformës në drejtësi, kemi vite që aplikojmë ligjet e drejtësisë së re. Parlamenti ka kohë që ka ngritur një grup ekspertësh që po punojnë me deputetët e dy krahëve. Kemi disa amendamente, në bashkëpunim edhe me ekspertë të huaj, jemi në procesin e diskutimit me partnerët. Me të arritur në një projekt përfundimtar do nisim diskutimin më gjerë.”

Edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, si proces i ngelur pezull bashkë me vakancat në KLP dhe KLGJ, tha Çuçi janë çështje për të cilat do diskutohet.

/a.r

Next Post
Taylor Swift dominon MTV AWARDS 2023 me 9 çmime; shkëlqen Rita Ora, nominime për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Taylor Swift dominon MTV AWARDS 2023 me 9 çmime; shkëlqen Rita Ora, nominime për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In