• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Crown Agents”: Rritëm të ardhurat në buxhet dhe zbuluam korrupsionin

by
26/08/2015 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Crown Agents”: Rritëm të ardhurat në buxhet dhe zbuluam korrupsionin

“Crown Agents”, kompania britanike e akuzuar nga opozita për dështim dhe aferë korruptive me qeverinë, i cilëson rezultatet e saj në doganat shqiptare si suksese.

Në një njoftim zyrtar, kompania konsulente deklaron se, në gjysmën e parë të vitit ka arritur suksese të konsiderueshme në dy drejtime: së pari, në goditjen e kontrabandës dhe rritjen e të ardhurave në buxhet dhe, së dyti, në zbulimin e korrupsionit në stafin e doganave.

Në lidhje me luftën kundër evazionit, “Crown Agents” bën të ditur se në periudhën Janar-Qershor kreu 4900 inspektime në terren, në të cilat konstatoi 1370 raste shkeljesh apo evazioni. Sipas saj, zbulimi i këtyre shkeljeve solli 6.4 milionë euro të ardhura në buxhet dhe pritshmëritë janë që shifra të shkojë në 11 milionë, pas përfundimit të procedurave ankimuese.

Këto rezultate, sipas kompanisë, janë një dëshmi e qartë e leverdisshmërisë ekonomike të kontratës, me përfitime të menjëhershme për Shqipërinë. Duke zbërthyer më në hollësi rezultatet e aksioneve, “Crown Agents” pretendon se ka goditur kontrabandën si te cigaret, ashtu edhe tek alkooli dhe karburantet.

“Crown Agents”: Mbi 80 zyrtarë u dorëhoqën ose u shkarkuan

Por, lufta ndaj kontrabandës dhe rritja e të ardhurave nuk janë drejtimi i vetëm, në të cilin kompania pretendon sukses. Një tjetër drejtim është ai i luftës ndaj korrupsionit.

Për herë të parë, kompania deklaron në publik se, hetimet e asistuara prej saj kanë çuar në zbulimin e një grupi prej 80 zyrtarësh të korruptuar në dogana, të cilët janë dorëhequr ose u janë nënshtruar sanksioneve të tjera. Në njoftim, kompania nuk ka dhënë hollësi mbi zyrtarët e hetuar dhe të kapur në korrupsion, por muajt e fundit nga doganat ka pasur largime të bujshme deri në nivelet më të larta.

Në fund të njoftimit, “Crown Agents” shpreh mbështetjen për aksionin antievazion të lajmëruar nga Qeveria dhe njeh se ka ende shumë punë për të bërë. Kjo deklaratë e kompanisë britanike pritet të nxehë më tej debatin, veçanërisht atë politik, mbi situatën në tatime dhe dogana.

Në fund të muajit të kaluar, për shkak të mosrealizimeve të thella, Qeveria shkurtoi me 22 miliardë planin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat. Opozita e ka cilësuar rishikimin e buxhetit si aktin, që legjitimoi grabitjen e 160 milionë dollarëve nga Qeveria.

Dhe, vetëm pak ditë para se Qeveria të shkurtonte buxhetin, udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha akuzoi publikisht “Crown Agents” si bashkëpërgjegjëse, duke e quajtur kontratën e saj me qeverinë një dështim që mbante erë korrupsioni. Top Channel

Next Post

Holta: Ja provat se Tuna ka gënjyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com