• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ç’paska qenë, shtiu në dorë dhe OSBE…!

by Skënder Minxhozi
14/01/2020 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Po të dëgjosh një figurë të lartë të të djathtës historike, tryeza e djeshme e partive që shënoi startin e reformës zgjedhore, ishte edhe ajo fryt i një vendimi të dyshimtë gjykatash. Jozefina Topalli e drejtoi gishtin tek mbyllja e dosjes të lobimeve me prapavijë ruse ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, si parakushti i uljes së opozitës në tryezën e bisedimeve për zgjedhjet. Gjithçka mund të ndodhë, “jetojmë në Tironë”, siç thotë kënga e njohur. Ajo që e tejkalon këtë batutë të Topallit, është ndërkaq axhenda e komplikuar e vitit politik ku sapo jemi futur. Një kalendar ku spikat në sfond kriza e tërmetit, presidenca e OSBE, shpresat e ringjallura për një hapje negociatash gjatë Samitit të Zagrebit, kërcënimi i papritur iranian, reforma e sipërcituar elektorale dhe e lidhur me të, shpata hipotetike e Demokleut – zgjedhjet e parakohshme.

Shumë mish në zgarë, do të thoshte dikush, për stomakun e lodhur të shqiptarëve. Ashtu duket, por a nuk kanë qenë të tilla të gjitha vitet politike ë këtë vend prej kohësh që s’mbahen mend? Ose zgjedhje, ose kriza, ose të dyja bashkë! Kjo ka qenë menuja shqiptare.

Në këtë amulli datash, ngjarjesh dhe faktorësh me ose pa peshë, ftesa që morëm në fillim të janarit në “ballon” vjeneze të OSBE, është pa asnjë dyshim rrethana më e habitshme dhe e pazakontë ku një qeveri shqiptare e ka parë veten ndonjëherë. Pa mësuar tangon e maturës, na ftojnë të japim mësime valsi! Vendi që pyeste ambasadorin e OSBE edhe për sherret mes banorëve të Cërrikut dhe administratës lokale për tubacionin e ujit, apo që ankohet në Vjenë edhe për votat e vjedhura në Malësinë e Madhe, tani e sheh veten në pultin e komandimit të krizës së Krimesë!

Ja që loja e rotacionit në organizmat ndërkombëtare i njeh edhe këto kapërcime surreale. Që në janar na është vënë përpara një detyrë e vështirë diplomatike, një ekuacion me shumë të panjohura në fushën e bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë, pa i pasur asnjërën nga të treja në shtëpinë tonë.

Takimi i parë i palëve për reformën zgjedhore është një gjest i ndrojtur që mund të prishet edhe nga puhiza më e lehtë e erës dimërore. Megjithatë është një hap i parë në drejtimin e duhur. Për zgjedhjet duhej folur prej kohësh, pasi si sistemi zgjedhor, ashtu edhe kodi zgjedhor, si dy kolonat e mëdha mbi të cilat ngrihet menaxhimi i votës së shqiptarëve, kanë nevoja urgjente për rishikim.

Është ende herët të parashihet se cilat do të jenë preferencat e partive të mëdha. Megjithatë po duket qysh tani së largu se nuk i kanë me qejf listat e hapura të kandidatëve. Japin shumë pushtet listat e paravendosura të deputetëve dhe pushteti është një mall i çmuar në zyrat e kryetarëve. Megjithatë në parim ka pak rëndësi se me cilin sistem votojmë. Rëndësi ka të mos shkelen rregullat, sistemet nuk janë të këqia në vetvete. Të këqia i bëjnë hiletë gjatë rrugës.

Nuk e dimë nëse do të kemi ose jo zgjedhje të parakohshme këtë vit. U duk sikur vitin që shkoi zgjedhjet mund të ndodhnin nga njëra protestë e opozitës tek tjetra, e megjithatë ajo që ndodhi ishte vetëm largimi vullnetar dhe absurd i opozitës nga gjithçka që zotëronte. Le të urojmë që këtë vit të fitojë mb të gjitha arsyeja dhe logjika e urtë, që thotë se me tërmetin e 26 nëntorit dhe presidencën e OSBE nëpër këmbë, mirë do të ishte që vendimet të ishin sa më kolegjiale dhe të dakordësuara. Jo në formën që Lulzim Basha nënkupton dakordësimin, pra me qeveri ekspertësh pa kokë dhe këmbë, por në formën e vendimmarrjeve që të kenë parasysh pozitën delikate ku ndodhet Shqipëria e vitit 2020.

Jo për gjë, por nëse do plasin rrëmujat e sherret, ka të ngjarë që gjatë rrugës të dalë Petrit Vasili dhe të bëjë një nga fletrrufetë e veta klasike, duke u ankuar se Edi Rama, pasi vodhi gjykatën kushtetuese, gjykatën e lartë, prokurorinë e përgjithshme, të gjitha gjykatat e imagjinueshme të shkallëve të ulëta, Teatrin e Operas, kombëtaren e futbollit dhe skuadrën e zjarrfikësve, që nga janari ja doli të shtjerë në dorë edhe…OSBE! Një situatë e tillë tragjikomike do të ishte e tepërt. Mos u grindni, se nuk keni ku të ankoheni! Pas ambasadorit Borshard në Tiranë, edhe presidenca e OSBE ra në duart e “shtetit të narko-trafikut”!

 

Next Post
Për Tiranën, kryeqytet 100-vjeçar dhe vendbanim shumëshekullor

Për Tiranën, kryeqytet 100-vjeçar dhe vendbanim shumëshekullor

Comments 1

  1. Krisrofor Lani. says:
    7 years ago

    Per te qeshur e per te qare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com