• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID 19/ VOA: Kjo është java më e keqe në Shqipëri: 112 viktima e 5.501 raste të reja

by Java News
07/12/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, java e fundit ishte më e keqja që nga fillimi i pandemisë, me rritje të fortë të numrit të viktimave dhe të rasteve të reja, ndërkohë që testimet mbetën thuajse në të njejtat nivele. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se situata ka ardhur vetëm duke u rënduar, me një pozitivitet i cili është gjithashtu në nivele tejet të larta.

Në 7 ditët e shkuara, u rregjistruan 112 humbje jete, ose 19.1 përqind me shumë. Dita me nivelin më të lartë ishte 5 dhjetori me 19 vdekje. Ndërsa në 24 orët e fundit, ka patur 17 viktima nga 10 qytete të ndryshme të vendit: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç. Në total janë 922 të vdekur që nga nisja e pandemisë.

Në javën pararendëse (24-30 nëntor) pati një ulje të numrit të rasteve të reja, për shkak të reduktimit të tamponëve. Këtë herë ato kërcyen ndjeshëm, ndërsa testimet ishin thuajse në të njejtat kuota, vetëm 1.8 përqind më shumë, ose në total 15.527 tamponë. Sipas të dhënave javore, të prekurit e rinj shkuan në 5.501 persona, ose 18.9 përqind më shumë nga java pararendëse kur ishin rregjistruar 4.626 raste.

Mesatarja ditore ishte në kuotën e 785 të infektuar. Dita me numrin më të lartë ka qenë 5 dhjetori me 846 raste, ndërsa në 24 orët e fundit, u shënua dita me numrin më të ulët, 695 raste, të identifikuara në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelenë dhe Kolonjë. Që nga nisja e pandemisë, numri i personave të prekur është 43.683 raste. Aktualisht, 20.581 janë ende raste aktive.

Java e shkuar shënoi dhe një kërcim të ndjeshëm të pozitivitetit (raportit mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) duke u ngjitur në nivelin e 35.4 përqind, nga 30.3 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në Itali, një vend i cili po përballet me një valë të dytë të fortë, pozitiviteti në javën e fundit luhatej mes 10-11 përqind, më shumë se tre herë më pak se Shqipëria.

Në ndryshim nga java pararendëse, (24-30 Nëntor), në 7-ditëshin e fundit është vënë re një numër më i vogël pacientësh në spitale. Por në ndërkohë, rastet e komplikuara që përfundojnë në terapi intensive ose të intubuar, thuajse janë dyfishuar. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”.(VOA)

Next Post
Bylykbashi i PD: “Eh mer minister Lleshi, si do te ikesh!”

Bylykbashi alarmon Bashën: Rama, po përgatitet të manipulojë me emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In