• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/Shqipëria ka mundësi t’i kthejë nderin Kosovës!

by Ben Andoni
28/07/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mediat i kanë bërë shumë jehonë paraqitjes së trupës kosovare së Emergjencave që erdhi në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar. Në një formacion mirëfilli ushtarak, e gjithë kjo trupë me imazhin e kuruar pastër, shpërndau besim por edhe një sens të funksionimit të shtetit kosovar. Por, ndërsa njerëzit këtej e andej kufirit patën pak momente lirimi që të ndjenin vëllazërinë e vërtetë, ndjerë gjithnjë në ditë të tmerrit, politikanët kosovarë do ta konsideronin si akt i lartë i qeverisë së asaj kohe, kurse kundërshtarët e Ramës, si pasqyra ku trupa shqiptare e emergjencave shikonin dështimin e tyre katastrofik para kolegëve kosovarë. Pastaj vijoi parodia. Presidenti i Kosovës qëndronte me kryeministrin e Shqipërisë dhe anasjelltas, presidenti i Shqipërisë me kryeministrin e Kosovës. Asnjëherë bashkë. Kuptohet të dy çiftet ishin nga më të parëndësishmit në ato momente tmerri.

Sot, që tërmeti është harruar dhe të dy vendet tona i ka pllakosur gjendja e nderë e përbotshme prej koronavirusit dhe shkuarja deri në zgrip e mundësisë së përballimit të sistemit me shtretërit aktualë, një problem qëndron para dy vendeve tona: A do të munden Shqipëria e Kosova të kalojnë prag-krizën?! Pak orë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se janë rreth 570 persona të shtrirë në spitale lokale dhe QKUK kurse në dispozicion janë vetëm 700 krevate!! Ndërkohë edhe Shqipëria përballet me një situatë të rëndë (4800 pozitivë-27 Korrik), por jo sa Kosova që i ka kaluar të 7400 rastet, e që i ka detyruar zyrtarët të bëjnë apele të vazhdueshme, që në jo pak raste po bien krejt në vesh të shurdhët, teksa numri i vdekjeve rritet gati në mënyrë konstante dhe duket se publiku pothuaj është bërë instinktivisht i ndërgjegjshëm për masat por kurrsesi ende i bindur që secili është përgjegjës për këtë situatë.

Duke marrë shkas nga apeli i dhimbshëm kosovar por edhe gjendja aktuale e saj, Shqipëria ka mundësinë më të madhe që të tregojë një gjest, si me Italinë për të ofruar ndihmë, por edhe duke liruar facilitete të saj, afër kufirit me Kosovën. Jo se Shqipëria po e menaxhon më mirë, porse ndërkohë duket se pasojat e Covid-19 në Shqipëri po tregohen më të ngadalta. Janë pothuaj pesë muaj ballafaqim me pandeminë dhe zyrtarët e dy vendeve e kanë konfuzuar jo pak publikun me qasjen, por edhe me njerëzit realë, që kanë qenë të autorizuar për të folur.

Në pamundësi të parashikimit të drejtë për të ardhmen, të dy vendet tona, në këtë kohë egoizmi të frikshëm kanë mundësi të madhe të bashkëpunojnë, teksa Kosovën deri më tash e ndih dhe Jordania por jo Shqipëria. Ndërkohë që gati 15.000 kosovarët që vinë për çdo fundjavë në Shqipëri duhet të bëhen të ndërgjegjshëm se duhet të ruhen, por edhe se duhet të na ruajnë të gjithëve. Po paguajmë shumë për mungesën e sensit qytetar, por mbi të gjitha për përballjen e sistemeve tona shëndetësore, ashtu si në të gjithë botën.

E megjithatë, Shqipëria ka rastin më të mirë që të tregojë sesa e hapur është duke bashkëpunuar dhe duke i ardhur në ndihmë Kosovës. Në këtë rast është një ndihmë pa asnjë kusht. Ndërsa për Italianë, bëmë një akt që do të mbahet mënd gjatë dhe mu në mes të pandemisë, për Kosovën na duhet ta bëjmë tashmë, sepse është një pjesë jona e çmuar dhe kjo duhet pikërisht mu tani kur askush nuk e di më se çfarë do ndodhë. Mbase pa bujë, si me Italinë dhe jashtë mediave, por për të treguar se realisht jemi një dhe të pandarë. Të paktën serbët e bëjnë rregullisht dhe lirisht duke na sfiduar me Veriun e Kosovës, ku për të ardhur keq, qeveria kosovare nuk ka pothuaj as edhe një akses. (Javanews)

 

Next Post
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Magjistratët e rinj, ambasadori Gonzato: Duhet ndryshim mendësie në institucionet e drejtësisë!

June 29, 2026
Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

June 29, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

June 29, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

June 29, 2026
Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

June 29, 2026
Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In