COVID-19/ Moderna do autorizimin në Europë të vaksinës për adoleshentët

Kompania amerikane e bioteknologjisë “Moderna” do të paraqesë në fillim të qershorit një kërkesë për autorizimin e marketingut në BE për vaksinën e saj antiCovid-19 për moshat 12-17 vjeç, njoftoi kreu i saj, Stéphane Bancel.

“Duke marrë parasysh që, deri në verë, të gjithë të rriturit që dëshirojnë të vaksinohen do të kenë marrë një dozë të parë, atëherë do të jetë e nevojshme shumë shpejt për të synuar adoleshentë nga 12 deri në 17 vjeç”, vlerësoi Bancel.

“Ideali do të ishte mbrojtja e tyre para fundit të gushtit. Nëse nuk vaksinojmë masivisht, rreziku i një vale të katërt nuk mund të përjashtohet”, shpjegoi ai.

Sot, vetëm vaksina nga Pfizer/BioNTech është e autorizuar për 16-18-vjeçarët në Europë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com