• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashën e mbështet Rama në PD dhe kaq mjafton!

by Ben Andoni
24/05/2021 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pas kohëve të mira PD-PS të pak viteve më parë, të cilat pasuan marrëdhëniet tejet miqësore Berisha-Nano, ka ardhur radha e miqësisë së re Rama-Basha. Njësoj si atëherë, dyshen e drejton më i fuqishmi, në këtë rast kryeministri i vendit, i cili me sjelljen e tij të kujdesshme, kjo duhet theksuar, po i jep mundësi të gjithëve të besojnë se njeriu me të cilin mund të trajtohen problemet e vendit është pikërisht ai, Basha. Nuk është vendi për të rreshtuar deklaratat e tij. Me këtë qetësi paradoksale pas humbjes në 25 Prill, Basha ka hapur udhë për zgjedhjet e kryetarit në parti, duke lënë një periudhë fare të vogël përgatitje për kundërshtarët, që nuk i menaxhon dot edhe me rrjetet sociale dhe po përgatitet të bashkëqeverisë me resurset, që do t’i afrojë Rama. Ato deklarata që lexon aty-këtu ose që i artikulon pa asnjë nerv kundër Ramës janë thjesht disa gudulisje për njeriun që do të menaxhojë vendin në mandatin e tij të tretë.

Është idilike prurja e njerëzve që e sfidojnë Bashën në krye të PD-së, jo thjesht për ato gjëra të drejta që shpalosin dhe që nuk u dëgjohen, por edhe për kohën e pakët, komisionin që do t’i administrojë, e më shumë se kaq për indiferencën totale, që po i përcjell. Dhe, kjo është e dhimbshme për një proces, i cili merr përsipër të reformojë një nga partitë, e cila ka bërë realisht historinë e demokracisë në vendin tonë dhe që po i drejtohet ngadalë humbjes së identitetit përmes drejtuesit aktual Basha.

Ndodh që zyrtarët e qeverisë shqiptare flasin për ndërtimin e platformave anti-korrupsion, për idealizëm, por harrojnë se janë prej tetë vitesh në pushtet dhe puna e tyre lë shumë për të dëshiruar. E vetmja gjë që mund të krenohen së fundmi është vënia e Berishës me shpatulla pas muri prej Departamentit të Shtetit për korrupsion të tij, në ndihmë të miqve dhe për familjarët e vet por aspak e shumë njerëzve për të cilët ka evidenca dhe bëjnë jetën e tyre të qetë nën vëzhgimin e trishtë të shumë shqiptarëve, të cilët po mendojnë të nesërmen e munguar. Basha, vetë, një nga këto personazhe bën jetën e vet duke u pasuruar sidomos në periudhën e varfërimit masiv të vendit, i anatemuar vetëm nga rrjetet sociale e krejt i qetë për aferat e pretenduara të “Rrugës së Kombit”.

Ajo, që sot vret më shumë shqiptarët, nuk është bashkëpunimi PS-PD në interes të vendit, që e mirëpritet, por ndihma që i japin të dy liderët indirekt njëri-tjetrit për interesat e tyre.  Ky mund të quhet sot trishtimi për të ardhmen e PD-së, forcës politike nga e cila jo vetëm pritet më shumë por që duhet të bëjë krejt më ndryshe, të shkojë aty ku është. Por edhe për ketë duket se mendojnë Basha me Ramën. Bashkë ndryshojnë rregullat e lojës, bashkë kuptohen për shumë gjëra. Dhe, ky është lajm i keq për Berishën, që tashmë pak nga pak do të lihet mënjanë edhe de facto nga beniamini i tij në këtë moment të fundmit për të, por sidomos i mëtonjësve si Kadilli, Harxhi, Shehu etj., që mendojnë se mund t’i ndryshojnë fatin partisë së tyre me një proces që duket i mbyllur që në hapje. Bashën e mbështet sipas mënyrës së tij Rama dhe kaq mjafton, që zgjedhjet për kryetarin e PD-së, paçka skenarit sesi do të organizohen, do mbyllen me fitoren e kryetarit aktual. (Javanews)

 

Next Post
Emri/ Shqiptari kapet në fermën angleze të kanabisit, gjyqtarin e pyet i habitur

Emri/ Shqiptari kapet në fermën angleze të kanabisit, gjyqtarin e pyet i habitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In