• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

COVID-19/ Masat e jashtëzakonshme të Gjermanisë: 500 miliardë euro për kompanitë, mbyllen shkollat

by Java News
15/03/2020 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e virusit korona ka një ndikim masiv në shumë kompani. Qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën “Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare.“ Ajo shtoi:„”Gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor.“

Mbyllen shkollat

Gjermania ende nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin. Por ndërkohë të gjitha landet kanë vendosur gjatë këtyre tri ditëve t’i mbyllin shkollat duke filluar nga dita e hënë. Për fëmijët që i kanë prindërit në profesione kritike, si policë, zjarrfikës, infermirë ose forca shpëtimi, do të vihen në dispozicion struktura kujdestarie.

Disa lande kanë vendosur që ta kufizojnë edhe më shumë jetën publike. Kështu, për shembull, Berlini i ndalon aktivitetet me mbi 50 persona, për aktivitete me më pak njerëz organizatorët duhet të mbajnë lista me emrat e pjesëmarrësve. Lokalet duhet t’i vënë tryezat në distancë prej 1,5 metra nga njëra-tjetra. Kurse palestrat dhe pishinat, si edhe klubet, diskotekat, kinematë, do të mbyllen.

Edhe landi Schleswig-Holstein dhe Landi i Zarës, ka vendosur t’i mbyllë baret, klubet, muzetë, kinematë, pishinat dhe saunat. Veç kësaj ky land ndalon vizitat nëpër sterhimoret e të moshuarve. Masa të tilla lajmërohen edhe nga Lande të tjera.

“Asnjë biznes i shëndetshëm të mos rrezikohet”

Qeveria federale gjermane dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e thanë të premten, 13.3.2020, në Berlin, Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga Banka Shtetërore, KfW, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe.

Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfW-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vend punë nuk duhet të humbasë për shkak të virusit korona.”

Scholz tha: “Nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfW mund të japë”. Altmaier tha se “eshtë koha për të vepruar së bashku”. Scholz theksoi: “Vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë”. Një ndjenjë e çuditshme është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. “Kjo krizë na prek të gjithë.” Scholz shtoi më tej: “Kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje.”. Në fund, kjo do t’i kushtonjë shtetit “dhjetëra miliarda”, shuma e saktë nuk dihet ende.

Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar.

Sipas institutit të virologjisë në Berlin, Robert Koch, deri të shtunën në mbrëmje numri i të infektuarve me virusin korona në Gjermani ishte rritur në 3795, pra me 733, në krahasim me një ditë më parë. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit. janë shënuar në landin Nordrhein Westfalen qe ka popullsine më të lartë në Gjermani. /DW

Next Post
Rasti i Manchester United/ Nuk ndalet stërvitja, kontroll dy herë në ditë për Coronavirusin

Rasti i Manchester United/ Nuk ndalet stërvitja, kontroll dy herë në ditë për Coronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com