Nga Erion Isai
Plagët. Ato janë tipare të heronjve, miteve, elegjive, e tragjedive. Janë elementi që lartëson heroin, janë parathenia e pa vdekësisë, sa më të shumta, të thella, aq më të pa vdekshëm, pa matshëm e bëjnë heroin! Mistika e plagëve është ajo gjëndja midis përpëlitjeve në dhimbje për tu shëruar, dhe forcës për tu ripastruar, rigjeneruar edhe më fuqishëm!
Gaz Gjoka ishte heroi i qëndisjes që Altin Basha i kishte bërë (si gjithmonë në fakt, dhe si i vetmi qëndistar i Shekspirit e më shumë) tragjedisë së Coriolanus. Kompleksiteti i karakterit të tij, midis furisë së zjarrshme si tehu i shpatës në etje për krenari identitare (të vendit qe mbron, e vetes së tij) gjendur mes zhulit të pushtetit, inferioritetit, humnerës thellë në përzhtje, që Genc Fuga dhe Hervin Çuli i kishin ngritur me aq ngjyra përballë. Vënë në mes me një “turmë” skalitur aq magjishëm, nga Erjona Kakeli, Gjergj Mena, e të rinj fantastikë, ushtare skenikë që të mbërthenin në skena masive, ku sharmi në mermeret Romake e shkëlqimit të kostumeve të Ilirjana Bashës, muzikës klas të Trimor Dhomit shkrihej ethshëm në çmenduri cekëtie turme, tufe, histerie që drithëron në hendekun e madh “hero – memorje “ “plagë – shpirt” “shkëlqim – baltosje” “thjeshtësi – zili” “lidership – kokfortësi” e shumë ngjyra jete që ndërrojnë kohë e formë por qe të njëjta na rrëmbejnë çdo ditë; si plagët….
Tehu përballë Coriolanus (Gaz Gjokës, që si me penel talenti kish ndërtuar gjithë ngjyrat, aq natyralisht, kompleksitetit të karakterit – hero, as vetëm i bardhë e kurrësesi i zi. ) rrinte përballë Helidon Fino, gërshetuar si mjeshtra shahu, tensione aq “gjenerale” me strategji lufte nën prozhektorë!
Duelet gjithë peshë të Flor Agalliut, Bes Bitrakut, Donald Shehut, luftëtarë me peshë tashmë të teatrit!
Altin Basha edhe në këtë betejë vërtëtoi që ështe gjenerali i regjisurës Shqiptare, bashkë me një ansambël masiv, gjenialitetit të Shekpsirit i bashkëngjiti një nur skenik që e bën teatrin Shqiptar dinjitoz, të jep shpresë kur sheh ansamble te tilla me të rinj shumë dimensionalë, moderrnë në lojë, skermë e performancë skenike, të kombinuar me sharmin hije rëndë të Viktor Zhustit, dhe emocionit drithërues së Luiza Xhuvanit! (Viktori ishte ekzakt “grada” shoqëtore që përfaqësonte, shklëlqeu si aristokrati skenik, që kohën veç e numëron! Luiza Xhuvani, me zërin që peshkon shpirtin, dhe ti ja sheh se nuk i rreh zemra, por shpirti! Ku fjala i rrjedh emocion, dhe emocioni i ulëret, e të mpin! Si plagët…. (Një treshe fantasike ishin Arben Derhemi, Myzafer Zifla dhe Genti Deçka. Sidomos karakteri i Arben Derhemit; pika e natyralitetit, humorit të bukur, ashtu si jeta e ka, bashkëshortët e shpirtit, e qeshura dhe loti, të dyja bashkë)
Midis kohës sot, ditës zhurmë plot, mbushur me lajme a show biz, humor apo stres, big brother apo politikë bravash, non gratash, Spak-rash, Coriolanus duhet të ishtë sallë mbushur nga Tirana tashmë 1 milion banorëshe! Nuk e di sa publik kanë parë atë produkt me aq art, ku të përplas mu në surrat, se zhuli i pabesisë, zilisë, inferioritetit, luftës per pushtet, përdor të drejtën dhe zërin e popillit për ta kthyer në lehje turmash, plagë vrasëse të identitet, historisë apo edhe një kombi! Coriolnis ishte thirrja ulëritëse për identitet, sidomos për popuj si ne; vuajtës së sëmundjeve plagë mëdha si “demencë demokracie” “sklerozë historik” “neurozë kolektive” “sindromë Stokholmi” …. plagët… vetëm plagët….
Të vjen keq që produkte të tilla mbyllen pa i bërë minimumin e promovimit, reklamës, ftesës së publikut, portal më portal, televizion më televizon, emision më emision! E për të mos ngelur në paradokse artisike, kur Inva Mulën në TKOB e fton Big brother, dhe nuk ftohet në në rihapjen e institucionit!
Coriolanus më shtoi etjen për të prekur teatër (dëshirë dhe ide prej një viti me mall në mendien time). Coriolanus të trondit, të mbush, të godet! Të pastron plagët e zhulit kich të përditshmërisë, mbushur kokën me tufa informacionesh, marmita fjalësh në emër të popullit, demokracisë e paradokse fjalimesh patetike për “hushta sovraniteti të prekur”.
Coriolanus ndriçoi Tiranën!