• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pronat peng i procedurave, Bashkitë probleme nga inventari tek regjistrimet

by S T
11/12/2024 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë në vend shfaqin probleme të ndryshme por kur vjen puna tek pronat thuajse të gjitha shfaqin ngërç sa i takon regjistrimit, kontabilizimit apo inventareve që kanë.
Auditimet e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë mangësi të ndryshme sa i takon pasurive të paluajtshme të bashkive qoftë atyre që janë dhënë me qira e qoftë atyre që janë në pronësi por me procedura të pafinalizuara.

Konkretisht në Bashkinë Devoll KLSH gjeti se bashkia ka në total 2,987 pasuri nga të cilat 1,403 pasuri në pronësi dhe 1,596 pasur në përdorim sipas VKM-ve përkatëse nga ku rezulton se nuk është bërë pasqyrimin në inventar dhe kontabilitet.

“Nuk është ngritur grup pune për përgatitjen e dokumentacionit teknik të aseteve në pronësi dhe në përdorim, për të realizuar regjistrimin e pronave pranë ZVRPP (ASHK) Devoll; nuk ka rakordim me ZVRPP (ASHK) Korçë si dhe nuk ka krijuar komisionit e përbashkët në zbatim të VKM së nr.28 datë, 27.01.2023 “Për përcaktimin e procedurave të hollësishme të përditësimit të listave të pronave shtetërore dhe rregullave për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve – ASHK ku kërkohet një person nga ASHK-ja në krijimin e komisionit me qëllim inventarizimin dhe regjistrimin dhe përditësimin e inventarve” thuhet në auditim.

Ndërkohë auditimi në një tjetër bashki, siç është Bulqiza ka dalë në përfundimin se nga lista e aseteve të kaluara në pronësi, rezulton se Bashkia Bulqizë ka të regjistruara dhe pajisur me certifikatë vetëm 103 asete ose 7% të aseteve. “Për asetet e mbetura, Bashkia Bulqizë nuk kryen inventarizim periodik të tyre, duke mos patur informacion për gjendjen e tyre, nëse janë ende ekzistente, të zaptuara, dëmtuara etj. Ndërkohë nuk rezulton të jenë marrë masa as për përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor të tyre për të vijuar me procesin e aplikimit dhe regjistrimit të tyre” thuhet në raport.

Për Divjakën audituesit vlerësojnë se ka një regjistër i cili është në format Excel pra jo sipas formatit që kërkohet nga kuadri ligjor.

KLSH raporton se nga auditimi i llogarisë 210 “Toka, troje, terrene”, 211 “Pyje, plantacione”, 212 “Ndërtesa e konstruksione”, 213 “Rrugë, rrjete, vepra ujore”, 214 “Instalime teknike, makineri pajisje vegla pune”, 215 “Mjete transporti” dhe 218 “Inventar ekonomik” konstatohet se nga Bashkia Divjakë disponohet një regjistër kontabël në formatin Excel, jo sipas formatit të përcaktuar në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, konkretisht në të nuk evidentohet datën e hyrjes ose marrjes në dorëzim, përshkrimin e aktivit, vlerën e blerjes, datën e daljes në përdorim, datën e skadencës, personin përgjegjës, vlerën e akumuluar të shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe datën e daljes nga pronësia. Gjithashtu nuk është përmbushur detyrimi ligjor për krijimin e një regjistri fizik në zbatim të Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar, pikat 26-30 si dhe pronat e transferuara me VKM-të për llogaritë 210,211,212 dhe 213 nuk janë të evidentuara në regjistrat të cilat Bashkia Divjakë i mban në programin Excel.
Në Bashkinë Shijak nga ana tjetër rezulton se nuk janë pajisur me certifikatë pronësie 115 prona të paluajtshme shtetërore të saj.

“-Nuk janë regjistruar në kontabilitet 54 prona të transferuara, përkatësisht: varrezat, lapidaret, repartet ushtarake, qendra shëndetësore, poliklinika, kabina elektrike, posta e re dhe e vjetër, lulishte, fushë grumbullimi e mbeturinave, truall mbi tokat bujqësore, etj. -Nuk janë regjistruar në ASHK sipërfaqet pyjore e kullosore të transferuara, ndërsa janë të kontabilizuara. Pronat në pronësi me certifikatë ose jo nuk ka me kontratë qiraje” konstaton KLSH./ Monitor

Next Post
EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Sondazhi: Kujt i japin më shumë të drejtë kryeqytetasit në përplasjen Berisha-Veliaj?

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Sondazhi: Kujt i japin më shumë të drejtë kryeqytetasit në përplasjen Berisha-Veliaj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com