• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çohuni ju nga tavolina dhe të ulet Celibashi”, debate në KQZ për fletën e votimit të 25 Prillit

by A R
30/03/2021 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate ka pasur në mbledhjen e Komisionit Rregullator në KQZ për fletën e votimit të 25 prillit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dërguar 3 variante se si mund të votohet, ku pikëpyetjet më të mëdha janë tek kandidatët, nëse do të jenë me numra apo emra.

Celibashi ka deklaruar në mbledhje se i takon Komisionit Rregullator të vendosë, por përfaqësuesi i PS, Eridjan Salianji i ka kërkuar anëtarëve të këtij Komisioni të çohen nga tavolina dhe të ulet Celibashi pasi është kompetencë e tij.

Pritet të shihet nëse mbledhja do të shtyhet, apo nëse shqiptarët sot do të mësojnë se cilin prej varianteve do të kenë përpara më 25 prill për të zgjedhur për partinë dhe kandidatët.

DEBATET TEK MBLEDHJA E KOMISIONIT RREGULLATOR

Ilirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.

Eridjan Salianji: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.Helga Vukaj: Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar.

Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.

Iv Kaso: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Muharrem Çakaj: PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

Eridjan Salianji, PS: Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.

Helga Vukaj: Celibashi është kosheint dhe i vetëdijshëm se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë.

/a.r

Next Post
SKANDALI i një vendimi: Lista e PD, tani 3 milionë shqiptarë kandidatë në zgjedhje

Lulzim Basha hap "thesin" e premtimeve: Do të paguajmë interesat e kredisë për 20 mijë çifte të reja

Comments 4

  1. agron says:
    5 years ago

    legena pas legeni

    Reply
  2. Levend Parfumi says:
    5 years ago

    Ku ishe, hiç gjëkundi, e çbëre, asgjë.
    Punë muti kjo.

    Reply
  3. ppa says:
    5 years ago

    Kjo Helga me emer gjerman, shqipen dhe artikulimin e kishte si nga filifistuni.

    Reply
  4. ppa says:
    5 years ago

    Kjo Helga qe ka emer gjerman, te foluren dhe artikulimin e kishte si nga filifistuni.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In