• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

by A R
29/01/2026 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump po shqyrton një sulm të ri në shkallë të gjerë ndaj Iranit, pasi dështuan diskutimet paraprake midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi kufizimin e programit bërthamor të vendit dhe prodhimit të raketave balistike. Kështu raporton CNN duke cituar burime të njohura më çështjen.

Kërcënimet e fundit të Trump u pritën me zemërim nga Teherani, i cili u zotua për një përgjigje të menjëhershme ndaj çdo veprimi ushtarak të SHBA-të, me një këshilltar të lartë të udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei që kërcënoi të shënjestrojë Izraelin në rast të një sulmi.

Trump ka ndjekur me mjaft vëmendje zhvillimet në Iran dhe veçanërisht shtypjen e protestave atje, ku humbën jetën mijëra persona. Veprimi ushtarak sipas tij është një ndihmë për demonstratat mbarëkombëtare.

Sipas CNN, opsionet që ai po shqyrton tani përfshijnë sulmet ajrore ushtarake amerikane që synojnë udhëheqësit e Iranit dhe zyrtarët e sigurisë që dyshohet se janë përgjegjës për vrasjet, si dhe sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe institucioneve qeveritare. Trump nuk ka marrë një vendim përfundimtar se si të veprojë, thonë burimet, por ai beson se opsionet e tij ushtarake janë zgjeruar nga fillimi i këtij muaji, tani që një grup sulmues është në rajon.

Aeroplanmbajtëse USS Abraham Lincoln u vendos pranë Iranit. F-15E (Avion luftarak bombardues amerikan) dhe B-52 (Avion bombardues strategjik amerikan) janë dërguar përkatësisht në Jordani dhe Katar, ndërsa Thaad (Sistem amerikan mbrojtjeje kundër raketave balistike) pritet të mbërrijë së shpejti për të mbrojtur bazat tokësore amerikane.

Nuk është e qartë pse Trump e ka zhvendosur fokusin e tij përsëri te programi bërthamor i Iranit, për të cilin tha se verën e kaluar ishte zhdukur nga sulmet amerikane. Por Irani është përpjekur të rindërtojë vendet e tij bërthamore edhe më thellë nën tokë, sipas një burimi të inteligjencës amerikane mbi këtë çështje.

SHBA-të kanë kërkuar gjithashtu parakushte për një takim me zyrtarët iranianë, thotë media amerikane, duke përfshirë një fund të përhershëm të pasurimit të uraniumit për programin bërthamor të Iranit, kufizime të reja në programin e raketave balistike të Iranit dhe ndërprerjen e çdo mbështetjeje për përfaqësuesit iranianë në rajon.

Presidenti Donald Trump po shqyrton një sulm të ri në shkallë të gjerë ndaj Iranit, pasi dështuan diskutimet paraprake midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi kufizimin e programit bërthamor të vendit dhe prodhimit të raketave balistike. Kështu raporton CNN duke cituar burime të njohura më çështjen.

Kërcënimet e fundit të Trump u pritën me zemërim nga Teherani, i cili u zotua për një përgjigje të menjëhershme ndaj çdo veprimi ushtarak të SHBA-ve, me një këshilltar të lartë të udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei që kërcënoi të shënjestrojë Izraelin në rast të një sulmi.

Trump ka ndjekur me mjaft vëmendje zhvillimet në Iran dhe veçanërisht shtypjen e protestave atje, ku humbën jetën mijëra persona. Veprimi ushtarak sipas tij është një ndihmë për demonstratat mbarëkombëtare.

Sipas CNN, opsionet që ai po shqyrton tani përfshijnë sulmet ajrore ushtarake amerikane që synojnë udhëheqësit e Iranit dhe zyrtarët e sigurisë që dyshohet se janë përgjegjës për vrasjet, si dhe sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe institucioneve qeveritare. Trump nuk ka marrë një vendim përfundimtar se si të veprojë, thonë burimet, por ai beson se opsionet e tij ushtarake janë zgjeruar nga fillimi i këtij muaji, tani që një grup sulmues është në rajon.

Aeroplanmbajtëse USS Abraham Lincoln u vendos pranë Iranit. F-15E (Avion luftarak bombardues amerikan) dhe B-52 (Avion bombardues strategjik amerikan) janë dërguar përkatësisht në Jordani dhe Katar, ndërsa Thaad (Sistem amerikan mbrojtjeje kundër raketave balistike) pritet të mbërrijë së shpejti për të mbrojtur bazat tokësore amerikane.

Nuk është e qartë pse Trump e ka zhvendosur fokusin e tij përsëri te programi bërthamor i Iranit, për të cilin tha se verën e kaluar ishte zhdukur nga sulmet amerikane. Por Irani është përpjekur të rindërtojë vendet e tij bërthamore edhe më thellë nën tokë, sipas një burimi të inteligjencës amerikane mbi këtë çështje.

SHBA-të kanë kërkuar gjithashtu parakushte për një takim me zyrtarët iranianë, thotë media amerikane, duke përfshirë një fund të përhershëm të pasurimit të uraniumit për programin bërthamor të Iranit, kufizime të reja në programin e raketave balistike të Iranit dhe ndërprerjen e çdo mbështetjeje për përfaqësuesit iranianë në rajon.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In