• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi i madh i fituar nga ‘Delegacioni’ ‘mrekulli’ e shumëfishtë për kinematografinë

by Java News
25/10/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Butka/ 

Të përzgjidhesh në një festival kinematografik ndërkombëtar të kategorisë A, për të marrë pjesë në garën zyrtare është padyshim fitore e madhe, ndërsa të fitosh Çmimin e Madh të një festivali të tillë, është pak të thuash “mrekulli”. Janë mijëra filmat e prodhuar në vit në të gjithë boten që aplikojnë në këto festivale. Gati të gjithë kanë në dispozicion një buxhet më të madh se ne, prandaj të fitosh në një festival të tillë është dyfish mrekulli. Ne jemi ndoshta i vetmi vend që kemi kaq pak salla kinemaje në kryeqytet dhe i kemi te mbyllura kinematë në qytetet e tjera, prandaj të fitosh në një festival të tillë është trefish mrekulli.

Shqipëria është një vend i vogël me dimensionin e një rajoni të një shteti europian, me më pak se 3 milion banorë, që nga pikëpamja e numrave nuk përbën audiencën e mjaftueshme për të mbështetur ekonomikisht përpjekjet e producentëve tanë. Prandaj të fitosh në një festival të tillë është katërfish mrekulli. Shpesh për të gjitha argumentet e mësipërm, filmat tanë e kanë të vështirë për të gjetur një distributor serioz të huaj i cili mund të loboje mjaftueshëm për filmin ndër festivale. Prandaj të fitosh pa asnjë lobim në një festival të tillë është pesfish mrekulli.

Eksperienca boterore tregon që promovimi është një hallkë e domosdoshme për të evidentuar filmin, për të tërhequr vëmendjen e jurive dhe për të influencuar vendimmarrjen e tyre. Ne nuk kemi mundësi financiare për të promovuar si duhet produktet tona, prandaj të fitosh një festival të tillë është gjashtëfish mrekulli. Shtetet ekonomikisht të fuqishme investojnë nëpërmjet institucioneve të tyre shifra të konsiderueshme në formën e sponsorizimeve për festivalet e rëndësishme, duke orientuar në një farë mënyre edhe vëmendjen kolektive ndaj kinematografive të tyre. Institucionet tona e kenë të pamundur ndjekjen e një politike të tille, prandaj të fitosh një festival të tillë është shtatëfish mrekulli.

Shpresoj që kjo mrekulli e shumëfishtë të gjejë disponibilitetin e të gjithë atyre që popullojnë rrjetet sociale për ti berë të paktën një “like” dhe një “share” lajmit dhe pse jo, edhe ndonjë koment pozitiv për aktorët dhe autorët e ketij filmi, mundësisht dhe për aktoret dhe kineastët shqiptarë në përgjithësi.

Shpresoj që vetë kineastet tanë ta bëjnë këtë duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj fitores së kolegëve si një formë e përkatësisë në një kategori që ka shumë nevojë për mbështetje, aq e vlefshme për të krijuar një klime pozitive dashamirësie, që ndihmon në komunikimin, diskutimin, dhe frymëzimin e krijuesve.

Shpresoj që kjo mrekulli të influencojë sado pak publikun tonë, që të shkojë në kinema kur filmi të shfaqet në Tiranë dhe t’i mbushin dy ore të përditshmërisë së tyre me dicka të ndryshme. Të diskutojnë lidhur me temën e filmit, skenarin, lojën e aktorëve, regjinë dhe gjithcka tjetër që ta shikoni të arsyeshme. Përkedheljani sedren artistëve duke i thenë nje fjalë të mirë ose dhe shajinin nëse filmi nuk i përmbush pritshmëritë tuaja, por mos i snoboni duke mos ja u parë filmin, sepse indiferentizmi vret dhe demoralizon më shumë se cdo sharje. Shpresoj që mrekullia e ketij cmimi të shumfishtë, të shoqërohet me një frekuentim po aq të shumfishtë nga publiku në sallat e Kosovës Greqisë dhe Francës, vende nga të cilat ky film është financuar dhe me producentët, profesionistët dhe artistët e të cilëvë ky film është bashkëprodhuar.

Dhe së fundmi shpresoj që shteti, shtetarët dhe institucionet, të ndikohen sado pak nga mrekullia e shumfishtë e ketij suksesi për të ndihmuar që ky vënd të mos jetë më vendi më buxhetin më të ulet në ballkan për kinematografinë. I bejmë thirrje dashurisë për filmin dhe sensibilitetit që cdo njëri prej jush ka, të na ndihmoni të krijojme një buxhet që i përgjigjet realisht kapacitetit tonë prodhues për të shpërfaqur maksimalisht potencialin tonë në përballjen ndërkombëtare në festivale por edhe në ballafaqimin me publikun tonë të cilën kjo kinematografi duhet ta rigjejë falë edhe ndihmës së shtetit.

Institucionet e Kosovës e realizuan para disa muajsh dyfishimin e buxhetit të tyre për kinematografinë, duke dëshmuar një politike dinamike dhe ambicioze, që ndihmon në një ballafaqim me dinjitet të industrise audiovisuale me homologët e vendeve të tjera ballkanike. Jam i bindur që mund ta bejmë edhe ne nje hap të rëndësishëm historik në këtë drejtim për të shkuar drejt bashkëprodhimeve, jo vetëm me dinjitetin artistik dhe profesional por edhe me dinjitetin financiar, i cili është aq i nevojshem dhe përcaktues ndaj suksesit në shumicën e rasteve.

Next Post
Reuters: Drejtoresha e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit

Reuters: Drejtoresha e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

September 19, 2026
Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

September 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

September 19, 2026
Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

September 19, 2026
Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com