• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çmimi i lirisë”

by Java News
21/12/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

A ka çmim liria? A mundet që liria të thyejë kanone të pakthyeshme apo t’i mposhtë vështirësitë e panumërta që përball jeta e sotme? Si perceptohet sot liria? A është liria thjesht abstrakte? Pse filozofët rreken të nxjerrin të pamundurën atje, ku është e pamundur të perceptohet pa lirinë? Po mbase, kjo, është mrekullia e artit dhe e fuqisë së lapsit të karikaturës, që nuk i kërkon publikut të angazhohet sesa i detyrohet talentit dhe kulturës së artistit që krijon dhe përshfaq metaforat kuptimore.

Artisti Arben Meksi është nga të paktit që prej vitesh ka trasuar udhën e tij në karikaturë, paçka se vokacioni i tij kulturor-intelektual e përcjell natyrshëm edhe në fusha të tjera. Liria për të në këtë karikaturë, që po paraqesim, ka një simbolikë të jashtëzakonshme duke zbërthyer një ide përmes dialogut të brendshëm të metaforës. “Krahët e lirisë”, emri i karikaturës që po botojmë sot, është e destinuar të mbajë individin e ndrydhur për të mos e thënë dot të vërtetën brenda kafazit të rregullave, kanoneve, ligjeve dhe mbi të gjitha pushtetit, që nën çatinë demokratike ka transformuar gjithçka në interes të lobeve të pushtetit. Dy pëllumbat e Meksit shikojnë realitetin nga dy botë të ndryshme perceptimi, ku liria megjithë aspiratën për fluturim rri e ndrydhur dhe e mpakur, kurse pjesa e lirisë, që nuk e mendon fluturimin “e qesëndis” nga jashtë kafazit. E pamundur ta ndihë, e pamundur t’i ndryshojë drejtimin, sepse krahët e saj janë të ulur dhe të gjakosura, tashmë të gatshme për çdo flirt të mundshëm. Dhe, gjaku që rrjedh nga krahët e shkulur të palirisë mbartin tashmë paradoksin me staturën “e kënaqur” të mbijetesës që shikojnë përballë kthetrat e mbledhura të Lirisë së ndrydhur n’kafaz.

Po a është liria vetëm funksion i fisnikërisë së mendimit dhe elegancës së intelektualitetit të lirë? Për gjatë të gjithë kohërave, liria është ndrydhur dhe një nga temat që e fokuson artistin Meksi është pikërisht kjo: Liria sfidon por në këtë kohë ajo vetë është e sfiduar frikshëm. Kaq e madhe është kjo ndjenjë, saqë gati në shumë prej punëve të tij përmes metaforave të kujdesshme dhe shumë herë përtej humorit të natyrshëm që lind karikatura, na e zbërthen hapur trishtimin e Lirisë sot. Bota në emër të metamorfozave të Civilizimit dhe Globalizmit po e dëmton pa u shqetësuar Lirinë. Nuk do t’ia dijë nëse individi që duket si “Pëllumbi i lirisë” ka ngritur krahët edhe është gati të fluturojë, rëndësi ka që çdo gjë të jetë e kontrolluar. Dhe, Liria e sotme nuk është liria e fundit të shekullit XVI, kohë kur liria ka qenë sinonim i prejardhjes ose edukimit prej zotërie: i fisnikërisë, i bujarisë, i shpirtmadhësisë-i çdo tipari që pretendonim për vete të fuqishmit e të pushtetshmit si shenjë e ekskluzivitetit të vet, shkruante dikur sociologu Bauman, liria jonë është ajo e paradokseve dhe e qasjeve pa sens në kurriz të lirisë.

Teksa, përballja me Evropën përcillet në punën tjetër, që autori e ka zgjidhur me diçiturën: “Klepsidra brenda Evropës”. Shqipëria po përball një nga sfidat më të jashtëzakonshme për të nisur hapat e parë të integrimit evropian. Por klepsidra brenda orës me simbolikën e Evropës e ka të përcaktuar përfundimisht udhën e saj. Ajo “derdh rërën” dhe e rikthen në një ritual përjetësor, ashtu si udhëzimet dhe masat e marra nga Brukselit bëjnë të njëjtën udhë, duke thënë teorikisht të njëjtën gjë…por duke na mbajtur të ndrydhur. Shqipëria rri dhe e ndjek lëvizjen e klepsidrës e pafuqi. Demokratizimi dhe integrimi po ecin ngadalë për të mos thënë se kanë ngecur ngaqë Evropa është e mbyllur ashtu si ora e Meksit, që ai e zgjidh me finesë dhe me një vizatim të bukur, ku rregulli që paraqet ora dhe sublimiteti i Klepsidrës, mbizotërojnë si gardianët e pamundësisë.

Arben Meksi dallon për një vizatim elegant, kurse formimi si arkitekt i ruan të pastër konceptin e formës, që i prevalon dhe shumë herë e ndih natyrshëm për të përsosur përmbajtjen. Arben Meksi që e nisi rrugëtimin e tij në vitet ’80 në tempullin e karikaturës shqiptare, revistën  “Hosteni”, sot është një zë profesional i cili e përfaqëson Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare dhe bashkë me pak kolegë po e mban këtë zhanër kaq mundim-kërkues në nivele tejet të larta. Nëse në fillim të viteve ’90, ky zhanër nisi të humbte tashmë po mbahet gjallë nga pak personazhe, si Meksi, i cili mundohet të përshfaqi interesat e veta kulturore-etike-politike në problematikat që mbart qenia e sotme, qoftë në vend por edhe ndërkombëtarisht përballë realiteteve. Ndaj, metaforat grafike të Meksit kanë vite që synojnë një publik shumë më të madh gjeografikisht, emocionalisht me interesa të gjëra politike dhe sidomos kulturalisht aq të ngritur.

 

Next Post
Artistët afganë falënderojnë Shqipërinë për mikpritjen, pikturojnë muralen në Tiranë, Veliaj: Kartolina më e bukur për fundvit!

Artistët afganë falënderojnë Shqipërinë për mikpritjen, pikturojnë muralen në Tiranë, Veliaj: Kartolina më e bukur për fundvit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (VIDEO)

Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (VIDEO)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com