• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistët afganë falënderojnë Shqipërinë për mikpritjen, pikturojnë muralen në Tiranë, Veliaj: Kartolina më e bukur për fundvit!

by
21/12/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të ishte një nga qytetet e para në botë që do të strehonte refugjatët nga Afganistani. Në shenjë mirënjohje për mikpritjen e popullit shqiptar dhe të angazhimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij, artistët afganë kanë realizuar një murale në një nga vendet më historike të Tiranës, i njohur si pallati i Maks Velos, ku shkruhet: “Faleminderit Shqipëri, nuk do të harrojmë”.

Muralja paraqet një burrë afgan i cili po punon, ndërsa karroca e tij e punës mban hartën Shqipërisë, të përbërë nga shumë seksione, si simbol multietnik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se populli shqiptar dhe qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama treguan që në fillim gatishmërinë për të qenë pranë njerëzve në nevojë. “Miqtë tanë nga Amerika dhe Afganistani u bashkuan për realizimin e kësaj muraleje. Ne kemi gjithashtu një traditë, “Mural Fest”, por kjo murale është si një kartolinë mirënjohjeje për qytetarët e Shqipërisë, për qeverinë tonë. Është një kartolinë fundviti nga komuniteti afgan që jeton në Shqipëri, në këtë mur të Tiranës, për të dhënë edhe ata falënderimet për gjithë pritjen që qeveria, por sidomos populli ynë, u bëri atyre si në Tiranë, si në Lezhë, si në Durrës”, tha Veliaj.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se strehimi i refugjatëve nga Afganistani tregoi edhe njëherë se Shqipëria vijon traditën e bukur dhe fisnike të mikpritjes. “Unë ndihem vërtetë e lumtur dhe krenare që falë këmbënguljes së kryeministrit, qeverisë shqiptare, por edhe mikpritjes dhe bujarisë të qytetarëve shqiptarë, ia dolëm, pavarësisht një operacioni kompleks evakuimi të miqve dhe partnerëve tanë afganë, të strehojmë në Shqipëri mijëra burra, gra edhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga regjimi i ri i Afganistanit. Nuk janë numra dhe statistika, por janë jetë të shpëtuara dhe mua më vjen vërtet mire, jam e lumtur që ajo traditë e bukur dhe fisnike e shqiptarëve, e mikpritjes së njerëzve në nevojë, vazhdon të jetë e gjallë ende sot”, u shpreh Xhaçka.

Damon Ëilson, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Demokratik (NED) falenderoi shqiptarët për mikpritjen dhe bujarinë e treguar ndaj komunitetit afgan. “Ne jemi këtu, si amerikanë dhe afganë, për t’ju thënë faleminderit qytetarëve shqiptarë. Ky ka qenë një vit i vështirë për Afganistanin. Dhe në një kohë vërtetë të vështirë, Shqipëria u tregua e gatshme të mikpriste afganët, artistë të jashtëzakonshëm, aktivistë që vërtetë përfaqësojnë shoqërinë civile më të mirë të Afganistanit”, deklaroi Ëilson.

Artistët janë pjesëtarë të ‘Artlords’, një organizatë afgane me aktivistë e artistë vullnetarë, të cilët përmes pikturave murale përcjellin mesazhe shprese dhe paqeje.

Artisti i njohur afgan Omaid Sharifi u shpreh se populli i Afganistanit nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen e shqiptarëve, që në këto ditë të vështira hapën zëmrën dhe dyert. “Ky është një tribut i vogël nga njerëzit e Afganistanit për shqiptarët. Faleminderit që na mikprisni! Kjo është një kohë e vështirë për ne, por disa prej nesh gjetën qetësinë në këtë vend të bukur dhe kjo është një hartë e Shqipërisë, me një hartë të Afganistanit. Ju pritët disa prej nesh si refugjatë këtu dhe hapët zemrat tuaja, sikurse edhe shtëpitë tuaja, dhe kjo është diçka që ne nuk do ta harrojmë kurrë”, deklaroi artisti, bashkëthemelues i Artlords.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që mikpritën refugjatët nga Afganistani ndër të cilët gra, aktivistë të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë së bashku me familjet e tyre. Fillimisht ata u strehuan në “Qytetin Studenti” e më pas u akomoduan në zona të tjera.

/b.h

Next Post
Rreziku: A ndikon tek pjelloria e meshkujve, rrezatimi që emetojnë celularët?

Rreziku: A ndikon tek pjelloria e meshkujve, rrezatimi që emetojnë celularët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com