• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi Evropian për sheshin ‘Skëndërbej’, Veliaj: Shpërblim i një pune që nisi në 2008

by Java News
21/06/2018 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 3 vjetorin e zgjedhjes në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tërhoqi dje në
Barcelonë çmimin e madh për Sheshin “Skënderbej”, i cili u përzgjodh nga një juri
profesioniste ndërkombëtare, si hapësira më e mirë publike e urbane në Europë për vitin
2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim.

Pas vlerësimit që mori në Bienalen e Çikagos para një viti, sheshi “Skënderbej”
rrëmbeu çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018, i dhënë nga
Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të
rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Juria, e kryesuar nga Olga Tarraso
dhe me përbërje ekspertët më të mirë ndërkombëtarëtë arkitekturës, vlerësoi sheshin
“Skëndërbej” si një shesh monumental mahnitës, çlodhës, dhe një nga projektet më
emocionues të këtij viti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se ky çmim është shpërblimi
më i mirë i një pune të madhe të bërë që nga projektimi deri te ndërtimi i sheshit të ri
“Skënderbej”. “Jemi të gjithë kaq të lumtur që Tirana u vlerësua sot në Barcelonë me
çmimin më prestigjioz për hapësirën publike në Evropë. Morëm çmimin si hapësira
publike më e mirë në Evropë nga mbi 32 vende dhe 279 projekte. Nuk besoj se ka
bekim dhe shpërblim më të madh të një pune kolosale; punë që filloi me Edi Ramën dhe
ekipin e Bashkisë së Tiranës në vitet 2000, pastaj në 2008 me konkursin, nisja e punës,
mandej shkatërrimi dhe ‘varrosja’ e gjithë asaj pune nga administrata e gjumit, e në
fund rizgjimi me projektin e Rilindjes Urbane, që solli një transformim të madh jo
vetëm të sheshit ‘Skënderbej’”, tha kryebashkiaku Veliaj pas marrjes së çmimit.

Ai theksoi se ky çmim nderon çdo qytetar të Tiranës, që besoi te ndryshimi dhe tregon
edhe një herë se kur ka bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të bëhen gjëra shumë të
mira, që vlerësohen ndërkombëtarisht. “Jam shumë krenar sot, për të gjithë qytetarët e
Tiranës; nuk ka rëndësi si kemi votuar, çfarë opinionesh kemi, rëndësi ka që kur bëhemi
bashkë, bëjmë mrekulli. Me sheshin “Skënderbej” kemi bërë një mrekulli, jo vetëm me
realizimin, por se sa jetë, energji, sa gaz dhe sa dëshirë i japim asaj hapësire. Unë e di që
në Shqipëri për çdo gjë ka debat: mos ma prek këtë, mos më prek atë, mos më prek
liqenin, mos më prek pazarin, teatrin, sheshin! Siç po tregon historia, gjërat që preken
dhe që modernizohen, në fakt marrin çmime, vlerësohen, sjellin jetë, ekonomi, sjellin
turizëm, ndaj ka ardhur koha që të ecim përpara”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, kryebashkiaku nënvizoi se çmimi që mori sheshi “Skënderbej” është një
tjetër provë se edhe Teatri i ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër i sulmuar nga
opozita, do të jetë një sukses që gjithashtu do të vlerësohet më pas. “Çka vjen më pas

2Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nd.2. Tiranë, Shqipëri, email: info@tirana.al
është Teatri i Tiranës dhe jam i lumtur sot dhe dua t’i falenderoj nga zemra aktorët e
arkitektët. Shumica dërrmuese janë shprehur: Po, e duam një teatër të ri, por eja
negociojmë versionin më të mirë. Ky është një lajm fantastik! Mezi pres që ashtu si
Tirana ka fituar këto çmime dhe po vlerësohet për të gjithë këto “stoli” të Rilindjes
Urbane, ashtu ka ardhur koha që t’i japim Tiranës një teatër dinjitoz dhe gjithë ato skena
që kemi parë janë një përrallë nga e kaluara. Ne, këtë film e kemi parë edhe me sheshin,
me pazarin, e kemi parë me lodrat te Liqeni, bulevardin, ja ku jemi sot! Sikur ta shihnim
njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri që na sheh Evropa, mund ta bëjmë Evropën në
Shqipëri. Ndaj mezi pres të ecim përpara, t’i fusim të pestin edhe për teatrin, pasi të
kemi rënë dakord për një hapësirë dinjitoze, që nuk e prek pronën e teatrit. Kemi gjetur
mënyrën më të mirë, që ashtu si stadiumi, t’i japim një teatër Tiranës pa para nga
taksapaguesi, pa i marrë pronën, me një hapësirë të trefishtë për artistët, dhe besoj që
nuk do jetë e largët dita kur do marrim çmime edhe për teatrin e ri”, u shpreh ai.

Anëtari i jurisë ndërkombëtare, holandezi Hans Ibelings (kritik arkitekture) u shpreh se
sheshi “Skënderbej” është një nga projektet më emocionues në kandidaturat e këtij viti.
“Është një shesh i pazakontë, monumental, e në të njejtën kohë thuajse rastësor,
informal dhe çlodhës. Është një vend që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm
që prej vitit 1920, kur arkitektët italianë e krijuan si një shesh monumental. Mandej, u
kthye në sheshin e regjimit komunist dhe tani, është rikrijuar, rizbuluar, dhe përçon një
vizion të ri. Por, çka është më e mrekullueshme, është se pavarësisht shkallës dhe
dimensionit të tij monumental, ka një karakter joformal që vizitohet çdo ditë. Pra, është
monumental dhe njëkohësisht, i hapur”, u shpreh anëtari i jurisë, holandezi Ibelings.
Një tjetër anëtar i jurisë, Peter Cachola i Muzeut të Arkitekturës në Frankfurt, theksoi se
sheshi “Skënderbej” ofron ndërthurje të një hapësire të madhe publike me hapësira më
të vogla intime, siç janë oazet me lulishte përreth tij. “Sheshi “Skënderbej” në Tiranë
është i rëndësishëm sepse tregon se si ende mund të ndërtojmë hapësira publike, të
dimensioneve të mëdha, por jo monumentale; madhështore, por në të njëjtën kohë, edhe
njerëzore, që ofrojnë intimitet. E vlerësojmë si një projekt mahnitës, tronditës dhe
shumë të guximshëm, prandaj i japim çmimin fitues”, tha ai.

Matevz Celik nga Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit në Ljubljanë veçoi elementin
kombëtar dhe kreativ të sheshit “Skënderbej”. “Është gjithashtu, një vend i identitetit
kombëtar. Por, është një vend i identitetit kombëtar, i çliruar nga çdo idelogji, shumë i
freskët, shumë kreativ dhe vërtet një vend që ka sjellë një frymë të re në qytetin e
Tiranës, një atmosferë të re, të ndriçuar dhe e orientuar nga e ardhmja”, tha Celik.
Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane është një çmim i cili jepet çdo dy vjet
nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane
me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e
hapësirës publike në qytetet tona.

Çmimi, i krijuar në vitin 2000, këtë vit festoi edicionin e tij të dhjetë. Juria
Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si
finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për
Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të
Barcelonës (ÇCB) dhe partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i
Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë);
Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe
Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë).

a.ç

Next Post
Shokuese! Këngëtarja e njohur vritet teksa performonte

Shokuese! Këngëtarja e njohur vritet teksa performonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In