Një këngëtare e njohur turke, është vrarë teksa ishte duke kënduar në një lokal.
Krimi i rëndë u shënua gjatë natës, ende pa zbardhur dita e enjte.
Bëhet fjalë për këngëtaren Hacer Tulu, 40 vjeçe, e cila u qëllua teksa këndonte në një lokal të mbushur me turistë.
Tulu po këndonte në një lokal në një resort turistik në zonën e Bodrumit, në momentin kur u ekzekutua me pistoletë.
Krahas saj mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.
Policia ka arrestuar katër persona lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që hetimet janë në vijim.