• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çmenduria e një proteste paralele

by Skënder Minxhozi
21/11/2022 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Më së pari, që të protestosh në një qytet të vogël si Tirana në ditën kur aty mësyjnë rreth 30 delegacione të larta nga Brukseli e vendet anëtare të Bashkimit Evropian, është një sfidë e koklavitur logjistike. Cilado qeveri që të jetë në fuqi, do t’i shpallte rrugët kryesore dhe qendrën e kryeqytetit si zona të kufizuara për lëvizje qoftë edhe të këmbësorëve, e jo më të disa mijëra protestuesve që zakonisht vijnë nga rrethet me disa qindra autobusa e makina private. Duhet të jesh vërtet një politikan i papërgjegjshëm (dhe Sali Berisha ka provuar shumë herë gjatë karrierës së tij se di të jetë edhe i tillë), që të nxitësh një vërshim të tillë njerëzish në një ditë kur siguria triumfon përkohësisht mbi çdo të drejtë të zakonshme publike e qytetare. Mjafton të kujtojmë sesi Tirana u paralizua për një ndeshje finale evropiane futbolli, e jo më pastaj për Macronin, Scholzin e krerët e tjerë të shteteve që pritet të zbresin në Shqipëri në atë ditë.

Së dyti, është një ego e skajshme të pretendosh se në ditën kur Bashkimi Evropian vjen në Tiranë për të diskutuar të ardhmen e rajonit, opozita të kërkojë të afishojë me dhunë (pasi e dhunshme është vërtet sfida e saj), kauzën e saj politike. Është një ditë kur flasin institucionet dhe qeveritë më të larta të kontinentit, e jo partitë politike! Është një ditë kur do të flitet e vendoset për shumë shtete, e jo për faktin nëse Berisha dhe Meta do të fitojnë ose jo dikur kundër Edi Ramës!

Evropianët dhe kryeqyteti i tyre politik Brukseli kanë parë shumë protesta në ditët e samiteve që janë mbajtur e mbahen. Kanë parë blegtorë spanjollë me tufa delesh nëpër qytet, kanë përjetuar vërshime grupesh të tjera interesi, biznese të vegjël e shoqata të drejtash që kërkojnë të tërheqin vëmendjen e më të fuqishëmve të BE për çeshtje specifike, për politika të gabuara apo arsye të tjera kryesisht të karakterit ekonomik e social, apo në fushën e të lirive e të drejtave. Por që parti politike të kontinentit të nxisin protesta paralele qoftë edhe paqësore për interesat e tyre të ngushta politike, kundër Samiteve evropiane, kjo është diçka kurioze dhe e rrallë.

Policia e Brukselit është ndeshur shpesh me varganët e protestuesve bujq që kërkojnë të ndryshojnë tarifat e qumështit apo vezëve, por që të ndeshen me protestues partish politike, kjo vështirë të jetë parë ndonjëherë.

Tirana do të jetë një vitrinë unike për Evropën dhe Ballkanin në 6 dhjetor. Në historinë tonë si shtet kurrë më parë evropianët nuk janë mbledhur kolektivisht në tokën shqiptare siç do të mblidhen atë ditë. Të kërkosh kapital politik dhe partiak në një ditë kaq të veçantë, kur askush me dy pare mend s’do ta aprovonte diçka të tillë, do të thotë të jesh krejt i verbuar nga interesi yt i ngushtë personal e partiak.

Në çdo ditë të vitit Berisha dhe Meta mund ta përdorin Tiranën për të afishuar dëshirat e tyre më të skajshme politike, por ajo ditë ka boll shtetarë nëpër këmbë, që të shtojmë në axhendë edhe hallin e karrierave personale të dy zotërinjve të mësipërm. Shqipëria nuk e meriton një karagjozllëk të tillë, që vetëm mund t’ju kujtojë edhe një herë evropianëve që na njohin fort mirë, se përse jemi këtu ku jemi dhe përse jemi këta që jemi.

Evropës së Bashkuar mund dhe duhet t’i kërkojmë me forcë më tepër në 6 dhjetor. Duhet t’i kërkojmë që të jetë financiarisht më solidare me ne në këto kohë të vështira, duhet t’i kërkojmë të mos jetë hipokrite e fjalë-pa-mbajtur si në të shkuarën, në afrimin e rajonit në BE, duhet gjithashtu t’i kërkojmë që të punojë fort për paqen e sigurinë në Ballkan duke detyruar fjala vjen shtetet anëtare që ende s’e njohin Kosovën, që ta bëjnë diçka të tillë sa më parë. Këto mund t’i kërkojmë ne me forcë Evropianëve që do të zbresin atë ditë në Tiranë, e jo se kur do të bëhen kryeministra Berisha me Metën!

Next Post
Itali, bonus  deri në 20,000 Euro për çiftet që martohen

Itali, bonus deri në 20,000 Euro për çiftet që martohen

Comments 2

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Ke shumë të drejtë zotni Minxhozi….
    Pjesëmarrësit e protestave apo mitingjeve të Sali Berishes & Ilir Metaj’t, janë me të vërterë LOPË dhe DELE, të çobanëve që drejtojnë këtë (këto) kope njerëzore me kokë një apo dythundrakësh, që shurrojnë, balgosin apo kakardhjesin, ku t’ja u dojë kokra e qejfit të lumpenproletariatit që ata përfaqesojnë, njesoj me drejtuesit e tyre bajat, që vijnë erë, si mishi i dhisë plakë….
    Përshendes.

    Reply
  2. Leka says:
    4 years ago

    Aresyeja e vetme e organizatirit Sali eshte ti tregoje lidereve te BE gjoja une jam oale politike ,donu apo sdoni ju.Mbas kesaj do jete plotesusht non grata dhe per BE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In