Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në vend kanë ndodhur 55 aksidente rrugore.
Njëri prej tyre shkaktoi edhe tre të vdekur, 22 ishin me të lënduar dhe 32 pa lëndime në njerëz.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar 24 persona.
Në 24 orëshin e fundit, policia rrugore e Kosovës mësohet se ka vendosur 972 gjoba për kundërvajtësit. /b.d