• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ç’kërkon më Mondi”? Salianji i përvishet Spahos pasi u bashkua me Berishën: PD i dha gjithçka

by Java News
01/10/2021 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ndodhet në një moment delikat pasi në bazë dhe grupin parlamentar ka një ndarje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës prej momentit që lideri aktual i PD-së përjashtoi ish-kryeministrin. Në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha janë rreshtuar disa figura të grupit aktual të PD-së, nga Edi Paloka, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, ndërsa i fundit është Edmond Spaho, ish-n/kryetar i PD-së në mandatin e dytë të Lulzim Bashës dhe kryetar grupi legjislaturën e kaluar.

N/kryetari i grupit të PD-së, Ervin Salianji ishte mjaft kritik me Spahon. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, Salianji u shpreh se PD dhe Lulzim Basha i kanë gjithë gjithçka Edmond Spahos në 25 vite.

“Po pse Lulzim Basha u bë i keq këto dy javët e fundit? Po pse, sepse nuk dua, sepse unë e kam koleg, por çfarë do të shumë Mondi? Ka 25 vite deputet, ka qenë ministër i PD, ka qenë president i FSHF-së i bërë nga PD, nga Lulzim Basha ka qenë i bërë n/ kryetar Kuvendi dhe drejtues i grupit parlamentar. Por përgjegjësi nëse ka Basha apo nuk ka ky? Ka qenë drejtues politik në 2017 në një prej qarqeve me rezultatin më të dobët të PD.

Por si mundet, që përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejtë… Se ju përgjigjem për të gjithë. Më pyetët për persona që nuk kanë minimumin e koherencës dhe nëse është përgjegjës Basha për disa vendime është edhe për këto. Unë kam dhënë dorëheqjen nga sekretari i grupit kur kam pasur qëndrime të ndryshme me Bashën, kam mbajtur qëndrime kundër në shumë raste në Kryesi, këta nuk kanë folur njëherë të vetme. Tani u bë i keq Basha për interesin personal?”.

Por kush këta? Këtu Salianji sulmoi edhe ish-n-kryetarët e PD-së në kohën e Berishës, Topallin dhe Patozin. “Njerëz që kanë qenë ish-funksionarë të lartë në PD, kanë qenë edhe në parti të tjera politike, na kanë dalë edhe përballë. 8 vite nuk i kemi parë një ditë në parti, parti të ish-n-kryetarëve të partisë, të dyja partitë, që u dogjën sikur hynë, vetëm për t’i shërbyer Ramës.

Njerëz që i kanë shërbyer për të tentuar për të legjitimuar 30 qershorin për të hequr vota në zgjedhjet e 25 prillit. Apo ish-funksionarë që e kanë turpëruar PD-në si drejtues lokal si drejtorë. Vetëm interesin personal” tha ai.

Po Oerd Bylykbashi, që ka qenë në takimin e Berishës? “Nuk ka asnjë, është një prej deputetëve të rëndësishëm të PD-së, ka shprehur një qëndrim, nuk ka ndonjë gjë, ka shprehur një qëndrim. Ka qenë në takim? Shumë mirë, sepse mendon se ky organizim i bën mirë PD-së” tha ai.

Po Paloka ku u nda me Bashën? “Unë nuk dua të hyj, nuk më duket se ka ndarje, unë shoh një qëndrim të deputetëve të PD-së në situatë apo për rastin konkret e kisha për atë që kishte shkruar përpara në raport me “bunkerizimin” që janë situata që përgjegjës është edhe ai. Nuk shoh të ketë ndarje, diskutime serioze në grup parlamentar, si duhet të avancojë më tej strategjia e PD-së” tha ai.

Por çfarë ka bërë gabim Lulzim Basha? “Jo domosdoshmërit duhet të ketë bërë një gabim. Nëse ka përgjegjësi në drejtim, ka gjithë lidershipi, jo vetëm kryetari. Nëse thua ka një problem, e nis nga vetja, jep dorëheqjen. Diskutimet dhe mendimi ndryshe në rastin e liderit historik të PD-së, PD e ka detyrim të ruajë trashëgiminë e lënë. Kryetari i partisë e ka thënë se vendimmarrjen e ka krijuar për të mos krijuar përçarje”.

Në fund edhe një përgjigje për Sali Berishën. “Respektin dhe vlerësimin për Berishën nuk i heq asnjë presje, por Lulzim Basha nuk mund të jetë bashkëpunëtor i Ramës dy javët e fundit” deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
“Sinjal ndaj korrupsionit”/ Reyerson foli për shpalljen non-grata të Berishës, Yuri Kim shpërndan intervistën e ish-ambasadorit

“Sinjal ndaj korrupsionit”/ Reyerson foli për shpalljen non-grata të Berishës, Yuri Kim shpërndan intervistën e ish-ambasadorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In