• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Cinizmi në dy pamje i Berishës me partinë e tij

by S M
30/05/2022 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Fillimisht ishte ligji i heshtjes, i cili zgjati plot tetë vite. Që nga 2013, kur në PD u instalua me urdhër suprem Lulzim Basha, e deri në majin e vitit 2021, kur në të njëjtën parti erdhi një tjetër urdhër: ai për silurimin e vetë liderit suprem!

Këto janë dy gjendjet ‘kimike’ në të cilat ka vegjetuar brendia e Partisë Demokratike, deri ditën kur Sali Berisha hodhi poshtë Sali Berishën, duke dhënë kushtrimin që të linçohej ai për karrierën e të cilit ishte prishur e ftohur me të gjithë ata që kishte rrotull: Topallin, Imamin, Nishanin, Bregun e plot të tjerë që formalisht heshtnin. Mbyllnin gojën sepse e shihnin që e vetmja gjë e mundur që mund të bënin para lidershipit fluturak dhe pa peshë të Bashës, ishte që të duronin dhe të mbyllnin gojën. Me urdhër, jo me dëshirë!

Të dyja gjendjet diametralisht të kundërta në PD e djeshme dhe atë të sotme, i ka krijuar me duart e tij Sali Berisha. Ai ka shkruar si manualin e tetë viteve të heshtjes dhe durimit pa skaj e pa kufi, ashtu edhe instruksionet e luftës në çdo kaçube e në çdo kat të selisë së partisë, në 12 muajt e fundit.

Ka qenë Berisha që i ka përdorur të dyja situatat përtej çdo limiti dhe arsyeje, ose më saktë konform interesave të tij të ngushta personale. Duke dëmtuar në të dyja rastet më së pari pozitën, imazhin dhe të ardhmen e partisë që përbetohet se e do më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë.

Përthyerja epokale që ka ndodhur në PD të nesërmen që Berisha “ngriu” me urdhër të SHBA dhe me dorën e Bashës, nuk ka asgjë të ngjashme në 30 vjet tranzicion. Është një paradoks që sfidon edhe ligjet e fizikës, edhe ato të gravitetit po të doni. Është një kontrast flagrant që mund të jetë fryt vetëm i një halli të madh dhe të papritur, e jo i një procesi ngjizjeje graduale e refleksioni të një linje të re brenda partisë.

Tashmë edhe gurët e rrugicave e dinë cili është shkaku dhe burimi i vetëm i kësaj kthese që çoroditi të madh e të vogël në PD, duke prodhuar një nebulozë qëndrimesh, klanesh, mërish e dashurish të reja në të katër cepat e Shqipërisë, që e kanë futur në kaos të pakthyeshëm Partinë Demokratike.

Motivi bazë i kësaj përmbysjeje më të beftë se një tërmet gjashtë ballësh në orën 4 të mëngjesit, ka qenë dhe mbetet raporti personal që Sali Berisha ka pasur dhe ka me partinë e tij. Lejoi çdo humbje e zbythje të demokratëve përsa kohë ishte i qetë në podiumin e tij të nderit, dhe u hodh në flakë sapo shefi i partisë i tregoi derën.

Ky është një cinizëm i madh dhe i pashtershëm në dy pamje, një shpërdorim i skajshëm i rolit dhe pozitës së një force politike që ka qeverisur për thuajse gjysmën e tranzicionit këtë vend. Është një mungesë totale empatie për një stemë që edhe sot ngjall pasion dhe emocion, për një gjysëm milioni demokratësh në çdo cep të këtij vendi.

Në tetë vjet Berisha imponoi uljen e kokës duke i hapur rrugë në mënyrë të pakushtëzuar Bashës, duke kqyrur në indiferencë përzënien e ish-bashkëpunëtorëve të tij, duke u shtirë si i paditur dhe i painformuar për të gjitha dramat elektorale që prodhonte kryetari që ai kishte ulur në dikur-karrigen e tij.

Po ky Berishë injekton sot me pasion e ethe një sjellje diametralisht të kundërt me atë të tetë viteve. Predikon çdo gjë që e kishte mohuar në tetë vjet. Dhe të dyja sjelljet kanë të bëjnë ekskluzivisht me raportet dhe interesat personale të ish-kryeministrit. Asnjë gram me ato të partisë.

Sot Doktorit i duhet një strehë me një stemë tek dera e hyrjes, për t’u ndjerë pak më i fuqishëm në luften personale me SHBA. Dje i duhej paqe dhe qetësi në raport me të njëjtën seli, sepse shihte tek Basha garantin kryesor të trashëgimisë së tij. Doktori nuk kishte llogaritur se edhe garanti i vjetër mund të gjente për vete një garant të ri gjatë rrugës, e se ky nuk ishte më Berisha, por Amerika. Kjo dhe vetëm kjo solli fundin e botës në PD.

Cinizmi me dy pamje, i lidhur ekskluzivisht me interesin personal të Berishës, ka modeluar dhe po modelon edhe një herë nga e para një PD humbëse, nëntë vjet pas zbritjes në opozitë. Humbëse duke qenë pasive dhe e zbehtë dje, humbëse duke qenë agresive dhe e vogël në vota sot dhe nesër. Të dyja pamjet kanë një autor, por janë që të dyja “piktura” që as nuk shiten as nuk blihen. Janë të destinuara të zbresin në bodrumin e ekspozitës pas vitit 2025…

 

Abcnews.al

Next Post
Deputeti socialist, ‘ndryshe’ nga Rama: Ja pse nga sot President mund të zgjidhet edhe një deputet i PS

Deputeti socialist, 'ndryshe' nga Rama: Ja pse nga sot President mund të zgjidhet edhe një deputet i PS

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Faleminderit shuuume o njeri i mençur dhe fisnik.Gjithmonë racional dhe i saktë në argumentet e Tua logjike Na duhen njerëz si Ju.I bëjnë nder Shqipërisë.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In